Kosovë, numërohen 100% të votave për partitë politike - Vetëvendosje kryeson me 40.08%, e dyta renditet Partia Demokratike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka mbyllur procesin e numërimit të të gjitha votave të rregullta për subjektet politike, pas afërsisht dy javësh nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Faqja online e Komisionit tregon që numërimi i votave ka përfunduar 100% në 2,533 vendvotime. Si rezultat i kësaj, Lëvizja Vetëvendosje është partia e parë më 40.80% apo 342,281 vota, 609 vota më shumë se në përditësimin e mëparshëm. E dyta renditet Partia Demokratike me 22.03% apo 184,811 vota.
Në vendin e tretë gjejmë Lidhjen Demokratike të Kosovës me 17.63% apo 147,888 vota dhe në vendin e katërt koalicioni AAK-Nisma me 7.46% dhe 62,588 vota.
Rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat e diasporës.
KQZ ndërkaq ka njoftuar se në 31 komuna të vendit ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Kosovës, ndërsa në 7 të tjera është duke vazhduar ende ky proces.
Pavarësisht fitores në zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje duhet të negociojë një koalicion me partitë e tjera për të formuar qeverinë e re, që do të drejtojë vendin në 4 vitet e ardhshme.
Sondazh

Siguria kibernetike: Cilat janë vendet më të cenueshme të Europës? Bosnja, Serbia dhe Shqipëria më të rrezikuarat!
Siguria kibernetike globale është nën kërcënim në rritje. Numri i dobësive të cloud në mbarë botën që do të thotë pika të dobëta të mundshme në sisteme u......

Ku fjetën turistët përgjatë verës? Rritja më e madhe e netë qëndrimeve u regjistrua në Shkurt, Prill dhe Tetor
Shifrat më të fundit mbi strukturat akomoduese për muajin dhejtor na japin tani më një panoramë më të qartë sa i përket të gjithë vitit 2024. Edhe një herë......

Ku po shkojnë 5 milionë euro në bujqësi? - Skema e investimeve, Korça më “agresivja”. Lezha, e fundit
Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural ka nisur shpërndarjen e fondit prej 5 milionë euro të Skemës së Investimeve tek fermerët që kanë aplikuar dhe janë......

Partitë politike në Gjermani - Qëndrimet e tyre mbi çështjet kryesore gjeopolitike dhe ekonomike
Gjermania do të mbajë zgjedhje të parakohshme kombëtare më 23 shkurt, pas rënies së koalicionit trepalësh të kancelarit Olaf Scholz. Por cilat janë partitë......

83 mld lekë pagesa me kartë përmes POS - BSH: Viti i kaluar shënoi rekord terminalesh të instaluara nga bizneset
Gjatë vitit të kaluar, bizneset instaluan një numër rekord të terminaleve POS. Aktualisht, në Shqipëri numërohen rreth 24 mijë terminale POS, ku vetëm në......

Ankand elektronik për targa të personalizuara - DPSHTRR hap tenderin për krijimin e platformës
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka shpallur hapjen e tenderit për krijimin e një ndërfaqeje, platformë për ankandin elektronik të......

Evropa zgjedh trenat e shpejtë - Rrjeti me shpejtësi të lartë u dyfishua në dekadën e fundit
Rrjeti hekurudhor me shpejtësi të lartë i BE-së është pothuajse dyfishuar në një dekadë, sipas shifrave zyrtare. Linjat që transportojnë trena me 250 km/h......

Plani i rritjes, si ndahen 1 miliardë euro të BE për 3 vjet? - 5 sektorët që përfitojnë. Nga bizneset, tek fuqizimi i kapitalit njerëzor
Shqipëria do të përfitojë afro 1 miliardë euro deri në vitin 2027 nga Bashkimi Europian në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, të cilat do......