Kosovë, nis numërimi i votave për deputetë - Sa mandate kanë siguruar partitë politike deri tani?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka nisur procesin e numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.
KQZ shpjegoi se gjatë këtij procesi do të bëhet verifikimi i rezultateve të subjekteve politike, ashtu siç parashihet me Rregulloren Zgjedhore të KQZ-së për Qendrat Komunale të Numërimit.
Pas përfundimit të këtyre procedurave do të bëhet numërimi i votave nga diaspora, i votave me kusht, i personave me aftësi të kufizuara si dhe i aspekteve të tjera.
Deri më tani KQZ ka numëruar votat në 99.17 për qind të vendvotimeve. Nga 2533 vendvotime, janë procesuar 2512 të tilla.
Sipas rezultateve aktuale, kryeson Lëvizja Vetëvendosje me 40.83 për qind të votave, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 22.15 për qind dhe Lidhja Demokratike me 17.59 për qind.
Koalicioni me në krye Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës gjendet në vendin e katërt me 7.47 për qind të votave. Lista Serbe ka marrë 4.43 për qind të totalit dhe Koalicioni për Familjen 2.26 për qind.
Bazuar në rezultatet aktuale, Lëvizja Vetëvendosje pritet të ketë 47 deputetë në Kuvendin e Kosovës. E dyta renditet PDK, me 25 ulëse dhe më pas LDK me 20 mandate. Ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës parashikohet të ketë vetëm 8 deputetë në parlamentin e vendit.
Sondazh

Afat i ri për deklarimin e tatim-fitimit të bizneseve - Unifikohet me DIVA-an, detyrim deri më 31 Mars
Administrata tatimore ka vendosur një afat të ri për deklarimin e tatimit mbi fitimin nga ana e bizneseve. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, bën me dije......

Malazezët preferojnë aeroportin e Tiranës - Rreth 53 mijë shtetas nga vendi fqinj zgjodhën “Nënë Terezën”
Rreth 53 mijë pasagjerë nga Mali i Zi kanë fluturuar me avion nga aerporti i Tiranës, gjatë vitit të kaluar raporton Dojçe Vele. Sipas agjencive turistike......

Raporti i Indeksit të Korrupsionit: Përkeqësohen vendet e Ballkanit. Shqipëria e Kosova në përmirësim!
Njerëzit në Ballkan besojnë se lufta kundër korrupsionit ka marrë një rënie këtë vit, përveç se në Kosovë dhe Shqipëri, tha të martën organizata mbikëqyrëse......

Gjermania përpara zgjedhjeve - Qytetarët, të shqetësuar për rritjen e kostos së jetesës dhe krizën politike
Pjesa më e madhe e qytetarëve gjermanë janë të shqetësuar për çmimet e larta ndërsa ekonomia më e madhe e Evropës tani po tkurret, tregoi një sondazh përpara......

BQE sinjalizon lehtësim inflacioni - Kërkon avancimin e euros dixhitale!
Presidentja e Bankës Qendrore Europiane (BQE) Christine Lagarde u ka thënë politikëbërësve europianë se inflacioni po lehtësohet dhe uljet e fundit të......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan e ka nisur ditën në rritje pasi në raport me dje është blerë sot me 95.5 lekë dhe është shitur me 96.8 lekë sipas kursit të këmbimit......

Përfundon numërimi i votave në Kosovë, udhëheq Vetëvendosja
Ka përfunduar numërimi i votave në Kosovë. Sipas KQZ partia kryesuese është Vetëvendosja që ka grumbulluar rreth 41% të totalit të votave. Në vendin e dytë......

100 fshatrat ku do të fokusohet “Paketa e Maleve” - Duma: Nëse tejkalohen 500 subjektet përfituese, do të rishikohet ligji
Projektligji “Paketa e Maleve”, u shqyrtua këtë të hënë në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese për Tregtinë dhe Mjedisin. Por cilat ishin disa nga......