Kosova Postuar më 30 Shtator 2025, 09:42

Kosovë, importet arrijnë mbi 5 miliardë euro në 2025 - Oda Ekonomike: Vendi po importon inflacion bashkë me mallrat

Nga Kristi Ceta

Kosovë, importet arrijnë mbi 5 miliardë euro në 2025 - Oda

Kosova po vazhdon të thellojë varësinë nga mallrat e importuara, duke e çuar deficitin tregtar në një nivel të lartë dhe shqetësues. Vendi ka importuar mallra me vlerë mbi pesë miliardë euro nga muaji janar deri në fund të shtatorit të këtij viti. Vlera e importit në Kosovë është rritur me rreth gjysmë miliardi euro në këtë periudhë, krahasuar me të njëjtët muaj të vitit të kaluar. Megjithatë, sasia e përgjithshme e mallrave për këtë periudhë mbetet më e ulët se vlera e tyre.

Sa i përket sasisë së mallrave të importuara, në këtë periudhë të vitit 2025, Kosova importoi mallra mbi 4.2 miliardë kg, krahasuar me 3.9 miliardë kg një vit më parë.

Përveç kësaj, një sfidë tjetër është edhe ulja e vlerës së mallrave të eksportuara. Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, vlera e eksportit ka shënuar rënie me rreth 30 milionë euro gjatë nëntëmujorit të vitit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Nga Dogana e Kosovës bëjnë të ditur se vlera e mallrave të eksportuara nga muaji janar deri në fund të shtatorit të këtij viti është mbi 630 milionë euro, krahasuar me 658 milionë euro në të njëjtën periudhë të 2024. Ndërsa deficiti tregtar ka arritur mbi 4.4 miliardë euro, në raport me mbi 3.9 miliardë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Gjermania, Turqia, Kina, Shqipëria dhe Italia janë ndër shtetet kryesore importuese në periudhën e parë të vitit 2025. Rritja e vlerës së mallrave të importuara dhe rënia e vlerës së atyre të eksportuara po konsiderohen shqetësuese nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DhTIK).

Sipas Odës Ekonomike, sasia e mallrave të importuara është më e vogël se vlera e tyre, për shkak se bashkë me mallrat, Kosova importon edhe inflacionin nga vendet e tjera. Disa produkte vijnë në sasi më të vogla, por kanë një vlerë shumë më të lartë për shkak të rritjes së çmimit në vendet e origjinës. Ky faktor ka një ndikim të drejtpërdrejtë në çmimet që arrijnë në tregun kosovar, duke i bërë ato më të shtrenjta për konsumatorët,” shpjegon Oda.

Shqipëria 30 Shtator Edel Strazimiri

Si është mbyllur ky muaj për valutat e huaja?

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë muaj i paqëndrueshëm duke u luhatur vazhdimisht përgjatë kësaj kohe teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 82.2 lekë dhe......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat