Kosova Postuar më 18 Prill 2025, 18:12

Kosovë, energjia ndikim në shtrenjtimin e çmimeve tjera-Konsumatorët të trembur nga goditja e dyfishtë

Nga SCAN TV

Kosovë, energjia ndikim në shtrenjtimin e çmimeve

Rritja e çmimit të energjisë elektrike pritet të sjellë një valë tjetër të rritjes së cmimeve të konsumit në Kosovë.

Me gjithë protestat e organizuara për ta kundërshtuar këtë rritje, tarifat e reja të energjisë janë miratuar më 16 prill dhe do të hyjnë në fuqi nga 1 maji. Rritja e çmimeve është arsyetuar me mungesën e prodhimit të mjaftueshëm nga Korporata Energjetike e Kosovës dhe nevojën për import me çmime më të shtrenjta ne bursat ndërkombëtare.

Vendimi për shtrenjtimin e energjisë ka shkaktuar reagime të shumta nga qytetarët dhe bizneset. Ata tremben nga një efekt zinxhir që do të japë kjo masë. Në Prishtinë qytetarët deklarojnë se rritje e tarifave të energjisë e përkeqëson standardin e qytetarëve për shkak se pritet të rriten edhe çmimet e artikujve të tjerë.

Kundër shtrenjtimit janë organizuar dy herë protesta në Prishtinë, ndërsa grupi “Asnjë cent më shumë”, ka njoftuar protestën e radhës që mbahet këtë të shtunë. Ata thonë se nëse nuk ka reflektim nga ana e ZRRE-së, protestat do të masivizohen. Ky grupim ka njoftuar se do dorëzojnë padi ndaj ZRRE-së në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Se shtrenjtimi i tarifave të energjisë do jetë vetëm fillimi dhe se ky shtrenjtim më vonë do të ndikojë të gjithë ekonominë, kanë paralajmëruar edhe përfaqësues të bizneseve. Sipas tyre, ata do të jenë të detyruar të rrisin çmimin e produkteve dhe shërbimeve të tyre, si mielli, buka, qumështi, vaji dhe produkte tjera të prodhuara në vend.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat