Kosova shkon sërish në zgjedhje - Presidentja Osmani dekreton shpërndarjen e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, duke e çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja.
Në një konferencë për media, Osmani tha se është paraqitur para qytetarëve pasi, sipas saj, përfaqësuesit e popullit mbrëmë vendosën që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.
“Jam këtu para jush sepse përfaqësuesit e popullit mbrëmë vendosën që ta dërgojnë vendin në zgjedhje të reja. Kjo situatë ka qenë e evitueshme. Është fatkeqësi e madhe që ata nuk zgjodhën interesin e Kosovës. Prandaj sot, në përputhje me kompetencat e mia kushtetuese, kam nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit”, tha presidentja.
Duke folur për dështimin e përpjekjeve për zgjedhjen e presidentit mbrëmjen e 5 marsit, Osmani tha se kjo nuk ka qenë një situatë e rastësishme, por sipas saj një kalkulim i menduar politik.
“Në një republikë kushtetuese ka diçka që është mbi kalkulimet partiake dhe mbi interesat e momentit: Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Kushtetuta nuk është tekst ceremonial. Ajo është kontrata jonë e përbashkët si shtet. Është kufiri që politika nuk mund ta kalojë dhe busulla që institucionet nuk mund ta humbasin. Mbrëmë, përpjekjet për zgjedhjen e një presidenti të ri dështuan. Ky dështim nuk ishte as i rastësishëm, as i pamenduar, por përkundrazi shumë mirë i kalkuluar dhe i ideuar, për fat të keq”, shtoi Osmani.
Sipas saj, Kushtetuta e përcakton qartë se afati për zgjedhjen e presidentit ka përfunduar në mesnatën e së enjtes. Mbrëmë në orët e vona është mbyllur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës e thirrur për zgjedhjen e presidentit të vendit, pasi nuk pati kuorum të mjaftueshëm për zhvillimin e procesit të votimit.
Dogana bllokon në Kapshticë 1.5 tonë çokollata ‘Milka’
Drejtoria e Antikontrabandës ka bllokuar një mjet të ngarkuar me 1.5 tonë çokollata, i cili kaloi në degën doganore të Kapshticës pa kryer deklarim doganor......
Ecuria e borxhit publik për vitin 2025, ministri Malaj paraqet treguesit në Kuvend
Ministri i Financave ka prezantuar sot në Kuvend treguesit e borxhit publik të vendit. Sipas tij shifrat konfirmojnë ecurinë më të mirë në rajon. Para......
Kredi 50 milion euro për infrastrukturën bashkiake: Ja se ku do shkojnë financimet
Kuvendi ka ratifikuar sot marrëveshjen së huasë midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë, përmes Bankës Gjermane për Zhvillim......
DIVA, AmCham kërkon më shumë informacion për bizneset, trajnime për deklaratat e reja
Dhoma Amerikane e Tregtisë organizoi një trajnim informues për komunitetin e biznesit mbi ndryshimet më të fundit në sistemin e deklarimeve tatimore për......
Fundi i hegjemonisë amerikane? Euro digjitale si mjeti i BE-së për sovranitetin e pagesave?
Gjashtë në dhjetë transaksione evropiane kalojnë përmes infrastrukturës amerikane, si Visa, Mastercard dhe PayPal. Brukseli dëshiron ta ndryshojë këtë......
Pasuritë e krimit “në lupën” e Komisionit Evropian - Vlerësohet bashkëpunimi SPAK-AAPSK
Në takimin e 17-të të Nënkomitetit BE–Shqipëri “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, ekspertët e Komisionit Evropian i kushtuan një vëmendje të veçantë procesit të......
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave në Qafë Thanë: Aktiviteti doganor drejt normalizimit
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja zhvilloi një inspektim në Degën Doganore Qafë Thanë për të ndjekur nga afër situatën në këtë pikë kufitare,......
Financimi i qeverisë përmes titujve të borxhit në janar - Bankat dominojnë tregtimin në tregun sekondar me shumicën e transaksioneve
Qeveria shqiptare ka vijuar të financojë një pjesë të nevojave të saj përmes shitjes së titujve të borxhit në treg. Sipas të dhënave nga Ministria e......


