Kosova shkon në zgjedhje të dielën - Vendi përballet me 3 skenarë të mundshëm, BE thirrje për marrëveshje

Kosova do të zhvillojë zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të dielën, që janë të tretat në 18 muajt e fundit, pasi partitë politike nuk arritën një kompromis për zgjedhjen e një presidenti të ri. Vendi më i ri i Evropës ka aspirata për t'u bërë pjesë e Bashkimin Evropian, por nuk ka pasur një qeveri funksionale për pjesën më të madhe të vitit të kaluar, pasi partitë politike nuk arritën të zgjidhnin fillimisht kryetari e kuvendit dhe më pas presidentin e ri.
Nuk janë zhvilluar sondazhe të opinionit publik, por analistët parashikojnë përsëri fitoren e Vetëvendosjes të kryeministrit Albin Kurti. Megjithatë, ata shprehen se Kurti do të duhet të arrijë një kompromis me partitë e opozitës, për të siguruar një shumicë prej dy të tretash, të nevojshme për të zgjedhur një president të ri.
Partia e Kurtit fitoi 51.1% të votave në zgjedhjet e fundit më 28 dhjetor, por nuk mundi të arrinte një marrëveshje me partitë e tjera, për një kandidat për presidencën kryesisht ceremoniale, duke shkaktuar shpërbërjen e parlamentit në prill dhe zgjedhje të parakohshme.
Vetëvendosje do të duhet të fitojë më shumë se 60% të votave, për të siguruar zgjedhjen e kandidatëve të preferuar për kryetar parlamenti dhe president, që është thuajse një skenar i pamundur. Analistët shprehen se Kosova përballet me tre skenarë të mundshëm; përqendrimin e pushtetit te Vetëvendosje, kompromis i detyruar për hir të vendit dhe bllokadë e vazhdueshme. Bashkimi Europian u ka kërkuar politikanëve në Kosovë të krijojnë institucione të forta, që mund të zbatojnë reformat e nevojshme për t'u bashkuar me bllokun. “BE-ja mund ta mbështesë Kosovën, por nuk mund t’ja bëjë asaj detyrat e shtëpisë”, tha Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, gjatë një vizite në Prishtinë të mërkurën.
Komisioni zgjedhor i Kosovës ka njoftuar se më shumë se 900 kandidatë nga 17 parti dhe tre grupe koalicioni po konkurrojnë për 120 vendet e parlamentit. Rreth 2.1 milionë votues janë të regjistruar, nga rreth 1.6 milionë banorë që ka Kosova, për shkak të diasporës së madhe, e cila është e vendosur kryesisht në Europën Perëndimore dhe tenton të favorizojë partinë e Kurtit.
Si po ndikon Grancia Rinore në punësim? - Hoxha: Duhet koordinim, interesi nga të rinjtë është i lartë
Së fundmi, qeveria qeveria ka miratuar ndryshime në vendimin që rregullon zbatimin e Strategjisë së Punësimit dhe Aftësive, duke zgjatur planin e Garancisë......
BE, më pak karburante fosile të importuara - Shifrat që nga fillimi i luftës në Lindjen e Mesme
Bumi i energjisë së rinovueshme në Evropë ka ndihmuar në mbrojtjen e kontinentit nga çmimet në rritje të naftës dhe gazit - të cilat mbeten të paqëndrueshme......
Greqia, 15% taksë mbi fitimet nga kriptovalutat? - Qëllimi është të përfshihen në kodin tatimor të vendit
Greqia po përgatit legjislacionin për të vendosur një taksë prej 15% mbi fitimet kapitale mbi kriptovalutat, thanë për Reuters dy zyrtarë qeveritarë me......
Transparenca e pagave në BE - Cilat vende janë gati për rregullat e reja?
Në pjesën më të madhe të Evropës, punëtorët ende kanë informacion të kufizuar në lidhje me punët që paguajnë dhe si krahasohen pagat e tyre me të tjerët që......
Gonxhja udhëton me hidroplan nga Rinasi në Pogradec: Liqenet dhe bregdeti mund të kthehen në stacione të turizmit ajror
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, realizoi një fluturim simbolik me hidroplan nga Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit drejt......
Shqiptarët po lexojnë më shumë lajme online - Vendet nordike dominojnë renditjen, Shqipëria regjistron një rritje të lehtë të lexuesve
Interneti po konsolidohet gjithnjë e më shumë si burimi kryesor i informacionit në botë dhe Shqipëri. Të dhënat më të fundit nga Eurostat për vitin 2025......
Ekonomia e Eurozonës, në vështirësi - PBB në tremujorin e parë u ul me 0.2%
Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i rregulluar sezonalisht për tremujorin e parë u ul me 0.2 për qind në Eurozonë dhe me 0.1 për qind në Bashkimin Evropian......
Industria shqiptare drejt modelit të ri të rritjes - Plani 2026–2030 për transformimin industrial
Industria shqiptare pritet të marrë një rol më të rëndësishëm në ekonominë e vendit gjatë viteve 2026–2030. Strategjia Kombëtare Industriale synon të......



