Kosova, sërish në zgjedhje pas krizës presidenciale - Procesi i tretë në 15 muajt e fundit. Pritet të zhvillohen në fillim të qershorit

Kuvendi i Kosovës dështoi të zgjedhë Presidentin e vendit pasi partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje edhe pas katër tentativave të njëanshme vetëm brenda ditës së martë nuk kishte mundësi që të niste një proces votimi të ri për dy kandidatet e tyre Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.
Partitë politike opozitare bojkotuan seancën e stërzgjatur, duke pamundësuar kështu kuorumin e nevojshëm prej 80 deputetësh për ta zgjedhur presidenten e re të Kosovës. Në vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese thuhet qartë se Presidenti i Kosovës zgjidhet me dy të tretat e votave dhe kuorumin prej dy të tretave në dy rundet e para të votimit, apo me 61 vota në rundin e tretë. Afati prej 35 ditësh i dhënë nga Gjykata Kushtetuese skadoi në mesnatën e 28 prillit, dhe në këtë mënyrë, automatikisht sipas atij vendimi, shpërbëhet Kuvendi, pa nevojën e një dekreti presidencial. Sërish duhet të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare brenda 45 ditësh, pra në fillim të qershorit.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, njëherësh dhe kryetar i Vetëvendosjes, e cila në zgjedhjet e fundit mori 51% të votave, sjelljet bojkotuese të opozitës për çështjen e presidentit i cilësoi "joshtetërore dhe anti-institucionale”, duke i akuzuar ato siç thotë për "bllokim të qëllimshëm të funksionimit të institucioneve”.
Dy partitë më të mëdha opozitare Partia Demokratike e Kosovës PDK dhe Lidhja Demokratike e Kosovës LDK, tentativën e parë të Vetëvendosjes kur i hodhi në votim kandidatët e saj, pa kuorumin parlamentar prej 80 deputetësh, e cilësuan "puç kushtetues” dhe "cenim të rendit juridik të vendit”.
Posti i presidentit sipas Kushtetutës së Kosovës duhet të jetë jopartiak dhe figurë unifikuese e spektrit politik. Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, me partnerët në qeverisje, pakicat jo serbe, ka vetëm 66 vende në Kuvend, nga 120 vende në total.
Pas përfundimit të mandatit të Vjosa Osmanit si presidente dhe dështimit të Kuvendit që ta zgjedhë presidenten/in e ri, më 4 prill, sipas Kushtetutës, ushtruese e detyrës së presidentes u emërua kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila nuk mund ta ushtrojë këtë post më shumë se gjashtë muaj. Haxhiu, pritet që së shpejti të shpallë datën e zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme parlamentare, të tretat me radhë vetëm brenda një viti e gjysmë.
Lancohet fushata kombëtare në ndërtim: “Vende Pune të Shëndetshme”
Siguria në punë në sektorin e ndërtimit hyn në një fazë të re angazhimi institucional. Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore ka lancuar......
Linjat ajrore thellojnë krizën - Shkak, mungesa e karburantit për avionë
Linjat ajrore evropiane po përballen me mungesa të mëdha karburanti për avionët, ndërsa konflikti i vazhdueshëm në Lindjen e Mesme ka ndërprerë furnizimin......
Pasaportë përkujtimore me portretin e Trump - Pjesë e festimeve për 250-vjetorin e Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-së
Departamenti Amerikan i Shtetit tha se do të prodhonte një numër të kufizuar pasaportash përkujtimore që mbajnë një portret të Donald Trump, shembulli më i......
“Çmimet e energjisë do të rriten me 24%” - Parashikimi i Bankës Botërore për 2026. Shkak, lufta në Lindjen e Mesme
Çmimet e energjisë pritet të rriten me 24% në vitin 2026, në nivelin e tyre më të lartë që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia katër vjet më parë, nëse......
Mundësi punësimi për të gjithë - AKPA: 6.391 të punësuar në 3 muaj. Fokus te barazia dhe integrimi
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ka publikuar statistikat e shërbimit të punësimit për periudhën Janar-Mars 2026. Gjatë këtij tremujori janë......
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve
Bordi i Transparencës ka miratuar sot çmimet e reja të shitjes për karburantet në vend. Sipas vendimit, çmimi i naftës (gazoil) për shitje me pakicë do të......
Samiti i Tre Deteve, Presidenti Begaj: Transformimet në energji dhe teknologji kërkojnë koordinim dhe vizion
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë pjesë në Samitin e 11-të të Nismës së Tre Deteve, të zhvilluar në Dubrovnik të Kroacisë, aty ku lindi kjo......
Marrëveshja për energjinë me SHBA, Balluku: E lumtur për çfarë Shqipëria arriti sot
Pas firmosjes së marrëveshjes Shqipëri-SHBA për gazin e lëngshëm, ka patur një reagim të ish zv.kryeministres dhe ministres së energjisë Belinda Balluku.......


