Kosova, sanksione të reja ndaj Rusisë e Bjellorusisë/ Qeveria në detyrë miraton pakot 15, 16, 17 dhe 18
Kosova ka ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj Rusisë, për shkak të luftës së saj kundër Ukrainës. Qeveria në detyrë në mbledhjen e fundit, ashpërsoi sanksionet ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, në përputhje me vendimet e BE-së dhe ShBA-së. Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, thotë se ky vendim vjen si pjesë e angazhimit të Kosovës për të mbështetur Ukrainën dhe për të harmonizuar politikat me partnerët ndërkombëtarë.
“Për të mbështetur kundërshtimin e agresionit të Federatës Ruse kundër Ukrainës, në përputhje me masat dhe sanksionet e BE-së dhe SHBA-së, MPJD propozon për shqyrtim dhe miratim vendimin për zbatimin e pakos së 15, 16, 17 dhe 18 të sanksioneve të BE-së ndaj Federatës Ruse si dhe masave shtesë përkatëse. Më 16 dhjetor 2024, Këshilli i BE-së miratoi pakon e 15 të sanksioneve ndaj Federatës Ruse. Kjo pako përfshin masa kufizuese ekonomike dhe individuale me qëllim të kufizimit e mëtejmë të aftësisë së Rusisë për të zhvilluar luftën e saj të paligjshme, të paprovokuar dhe pa justifikuar të agresionit kundër Ukrainës”- tha Zveçla.
Pakoja e 15-të e masave, e miratuar në dhjetor 2024, përfshinte ngrirje pasurish dhe ndalime udhëtimi për 54 individë dhe 30 entitete, si dhe kufizime të reja ndaj të ashtuquajturës anijes ruse në hije, me 52 anije të listuara, si dhe ndalime të eksportit për teknologji me përdorim të dyfishtë. Masa shtesë prekën sektorin energjetik, transitin dhe shërbimet që ndihmojnë shmangien e sanksioneve, ndërsa sanksionet ndaj Bjellorusisë dhe territoreve të pushtuara u harmonizuan me ato ndaj Rusisë. Ndërkohë, te pakoja e 16-të e masave, e miratuar në shkurt të vitit 2025, u shtuan 48 individë dhe 35 entitete në listën e zezë, si dhe ndalimi i importit të aluminit nga Rusia duke shënjestruar edhe 74 anije të tjera, për ta çuar në total në 153.
BE miratoi paketën e 17-të në muajin Maj, duke u fokusuar te kërcënimet hibride si, dezinformimi dhe sulmet kibernetike. Pakoja e 18-të u miratua në korrik dhe ajo përfshiu masa të forta ekonomike. Me ketë pako u ul çmimi i kufirit për naftën bruto ruse nga 60 dollarë në 47,60 dollarë për fuçi, me rishikime çdo gjashtë muaj. Kosova u rreshtua përkrah Perëndimit menjëherë pasi Rusia, nisi pushtimin e plotë Ukrainës në shkurt 2022, duke i vënë sanksione Moskës.

904 mijë euro për energjinë, 15 projekte të rëndësishme/ Ministrat në detyrë, Murati e Durmishi: Prekin sektorët kyç në Kosovë
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka miratuar 904 mijë euro nga Pako për përballimin e krizës energjetike, pasi më parë kishte pranuar nga......

Çfarë është “bujqësia me kontratë”?/ Ndryshon modeli në Shqipëri, fuqizohen kooperativat
Sektori bujqësor pritet të ketë një transformim të modelit se si funksionon në Shqipëri, me synim që të fuqizohet dhe të rritet pesha e tij në Prodhimin......

TTW: Shqipëria, “perla” e re e Mesdheut/ Trashëgimia dhe natyra shqiptare, “magnet” për turistët
Shqipëria po ndërmerr hapa konkretë drejt një vizioni ambicioz për zhvillimin e turizmit, me synimin për ta kthyer vendin në një nga destinacionet më......

Femrat sipërmarrëse, 9.8 mld lekë kredi në 2024 / AAB: Kontribut në zhvillimin ekonomik. Rritet edhe mbështetja e bankave
Bankat tregtare po ofrojnë më tepër mbështetje për vajzat dhe gratë që drejtojnë një biznes të vogël apo të mesëm. Të dhënat më të fundit nga Shoqata......

Planet për furnizim 24 orë me ujë/ Deri në 2029-ën, 100% e zonave urbane dhe 80% e fshatrave
Furnizim 24 orë me ujë të pijshëm në 100% të zonave urbane dhe mbi 80% të zonave rurale, deri në vitin 2030”. Ky është një prej objektivave të vendosur në......

Në fund të 2026-ës përfundon regjistrimi digjital i pronave / 106 zona kadastrale, nga Elbasani deri në Malësi të Madhe
Agjencia Shtetërore e Kadastrës vijon regjistrimin digjital të pronave, duke shënuar një hap të rëndësishëm në realizimin e projektit kombëtar për......

Zbret poshtë 97 lekëve, kur rritet euro?/ Fundi i sezonit turistik nuk e forcon monedhën europiane
Euro ka vijuar që të humbase pikë kundrejt monedhës kombëtare. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro u këmbehe në fundjavë me 96.91 lekë .......

Evis Sala prezantohet si ministre e Shëndetësisë/ Rama: Planifikohet hapja e një universiteti të ri në Fier
Kryeministri Edi Rama nga ambientet e QSUNT, prezantoi këtë të shtunë ministren e re të shëndetësisë, Evis Sala. Në fjalën e tij, Rama vlerësoi figurën e......