Kosova, rritje e madhe e investimeve të huaja në 2025 - U shtuan me 30% duke arritur në 1,03 miliardë euro

Kosova po shënon një moment të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik, duke u pozicionuar si lider në rajonin e Ballkanit për rritjen e Investimeve të Huaja Direkte gjatë vitit 2025. Të dhënat më të fundit krahasuese me vitin 2024 tregojnë një trend të fuqishëm rritës, që reflekton përmirësimin e klimës së biznesit, stabilitetin institucional dhe rritjen e besimit të investitorëve ndërkombëtarë.
Në vitin 2025, hyrjet e investimeve të huaja direkte (IHD) në Ballkan kanë shfaqur zhvillime të ndryshme, me disa vende që kanë shënuar rritje të ndjeshme, ndërsa të tjera kanë pësuar rënie të forta.
Të dhënat e e vendosin Kosovën në hartën e ekonomive dinamike në rajon, duke reflektuar një trend në rritje të besimit të investitorëve ndërkombëtarë.
Kosova rezulton të jetë lider në rajon për rritjen e investimeve, me 30% dhe vlerë totale prej 1.03 miliardë euro. Pas saj renditet Slovenia me +19% (1.44 miliardë euro), si dhe Mali i Zi me +8% (531 milionë euro).
Ndërkohë, disa nga ekonomitë më të mëdha të rajonit kanë pësuar rënie të theksuar.
Serbia ka regjistruar një tkurrje prej -51%, me investime që arrijnë në 2.27 miliardë euro. Po ashtu, Maqedonia e Veriut ka shënuar rënien më të madhe në përqindje,-61% me vetëm 468 milionë euro investime.
Edhe Kroacia ka regjistruar një rënie prej -37% (2.63 miliardë euro), ndërsa Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar -25% (537 milionë euro, për periudhën janar–shtator 2025).
Në të njëjtën kohë, Shqipëria ka ruajtur një rritje modeste prej +3%, duke arritur në 1.63 miliardë euro investime të huaja direkte.
Këto të dhëna tregojnë një zhvendosje të interesit të investitorëve drejt disa tregjeve më të vogla, ndërsa ekonomitë tradicionale të rajonit po përballen me sfida në tërheqjen e kapitalit të huaj.
Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur javën pozitivisht duke regjistruar rritje të lehtë të kuotës në raport me një javë më parë teksa është blerë mëngjesin e sotëm me......
8 milionë shtëpi në Itali, të pabanuara - Analiza, 86% e pronarëve përmendin mospagesën e qirasë shqetësim kryesor
Në Itali, kriza e strehimit nuk shkaktohet nga mungesa e banesave, por nga një furnizim që po përpiqet të bëhet i disponueshëm. Në këtë përfundim ka arritur......
Ish-presidenti pro rus fiton zgjedhjet në Bullgari - Partia e Rumen Radev merr mbi 44% të votave
Ish-presidenti pro rus Rumen Radev ka fituar thellë në zgjedhjet parlamentare të Bullgarisë, treguan rezultatet zyrtare, duke i dhënë fund potencialisht......
Lehtësohen çmimet e energjisë elektrike - Bullgaria dhe Sllovenia marrin miratimin e BE-së për skemat
Komisioni Evropian tha se ka miratuar skema të ndihmës shtetërore për të ofruar lehtësim të përkohshëm të çmimit të energjisë elektrike për kompanitë me......
Antalia Diplomacy Forum, ministri Hoxha: Diplomacia, mjeti më i fortë për të nxitur dialogun
“Në kohë krizash, diplomacia mbetet mjeti ynë më i fortë për të nxitur dialogun, për të ndërtuar besim dhe për të avancuar paqen”. Këtë qëndrim ka mbajtur......
Lushnje, krijohet SHBB në sektorin e vajit të ullirit, ministri Salla: Model i ri për zhvillimin e bujqësisë
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me kryetaren e Bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa, prezantoi në Lushnjë krijimin e Shoqërisë......
“Porta e Alpeve”, investimi masiv 100 milionë euro, bashkëfinancuar me BEI me fokus turizmin malor
Në shënimet e javës të kryeministrit Edi Rama vëmendje e veçantë ju kushtua edhe Paketës së Maleve dhe më specifikisht projektit që është pjesë e kësaj......
Rama për vizitat në Romë dhe Barcelonë: Interesimi për Shqipërinë në nivel krejt të ri
Në shënimet e javës që bëri kryeministri Rama vend të parë kanë marrë vizitat dyditore që ai pati në Romë dhe Barcelonë. Në vlerësimin e kryeministrit tashmë......


