Kosova, pjesë e SEPA në 2025? - Vendi pritet të kursejë 55 milionë euro nga transfertat ndërkombëtare
Kosova pritet që vitin e ardhshëm të anëtarësohet në Tregun Unik të Pagesave në Euro (SEPA). Kosova dorëzoi paraaplikimin në SEPA më 14 tetor 2024, por një nga Drejtoritë e Përgjithshme të Komisionit Evropian nuk e mori në shqyrtim paraaplikimin, pasi legjislacioni që kishin kërkuar ata të miratohej, nuk ishte miratuar akoma nga shteti fqinj.
Menjëherë pas miratimit të tre ligjeve të rëndësishme për sektorin financiar dhe që lidheshin direkt me procesin e anëtarësimit në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA), si Ligji për Bankat, Ligji për Shërbimet e Pagesave dhe ndryshimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit, Banka Qendore e Kosovës miratoi 20 rregulloret përkatëse të cilat hynë në fuqi në të njëjtën kohë me ligjet respektive.
Hyrja në fuqi e ligjeve dhe rregulloreve mundëson përmbylljen e këtij procesi paraprak dhe përgatitjen e aplikimit përfundimtar. Anëtarësimi i Kosovës në SEPA pritet të sjellë përfitime të konsiderueshme ekonomike dhe financiare. Qytetarët dhe bizneset do të kursejnë rreth 55 milionë euro nga reduktimi i tarifave për transfertat ndërkombëtare.
Për sa i përket Shqipërisë, pas rreth 5 muajsh nga data e aplikimit, në 21 nëntor, vendi ynë do të bëhej pjesë zyrtarisht e zonës gjeografike të skemave të Tregut Unik të Pagesave në Euro. Në të njëjtën datë do të pranohej edhe Mali i Zi. Pas aplikimit individual nga bankat e nivelit të dytë dhe testimit të tyre, vetëm nga data 5 tetor 2025, qytetarët shqiptarë mund të realizojnë transferta përmes këtij sistemi. Shqipëria pritet të kursejë rreth 20 milionë euro nga SEPA në vitin e parë, më pak se Kosova, pasi edhe transfertat që realizojnë emigrantët në Kosovë janë disa herë më të larta se në Shqipëri.
Sondazh

“Frenon” ekonomia britanike - Rriten shqetësimet për recesion në 2025
Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar nuk reflektoi asnjë përmirësim në tremujorin e tretë të vitit, me ritmin e rritjes tremujore të Prodhimit të Brendshëm......

Bo Bowling Tirana hap dyert në QTU-Një destinacion i ri i argëtimit familjar
Qendra tregtare QTU ka mirëpritur një qendër të re argëtimi të parën dhe të vetmen në Tiranë, BO Bowling. Për të kremtuar këtë moment të veçantë në QTU u......

Stuhia e borës sjell kaos në Ballkan - Probleme me trafikun, mbyllje shkollash dhe mijëra pa energji elektrike!
Një stuhi dëbore goditi Ballkanin të hënën, duke shkaktuar kaos trafiku, mbylljen e shkollave dhe duke lënë mijëra pa energji elektrike. Në Slloveni, moti i......

Çmimet e metaleve të baterive, në rënie të ndjeshme - Kërkesa e dobët në sektorin e automjeteve elektrike po pengon industrinë
Ky ka qenë një vit i vështirë në biznesin e metaleve të baterive. Çmimet e litiumit, nikelit dhe kobaltit ranë ndjeshëm në vitin 2023 dhe kanë vazhduar të......

Trump kërkon kontrollin e Kanalit të Panamasë - Presidenti i SHBA-së, i shqetësuar për tarifat e larta dhe ndikimin kinez
Presidenti i zgjedhur Donald Trump kërcënoi të rikthejë kontrollin e SHBA-së mbi Kanalin e Panamasë, duke akuzuar Panamanë për tarifa të tepërta gjatë......

Kroacia bllokon mandarina të tjera shqiptare - Ministria e Bujqësisë: Kemi marrë masa për rastet e para
Sistemi i alarmit RASFF në BE ka lëshuar përsëri njoftim më 20 dhjetor për ngarkesa të tjera me pesticide të larta në mandarina nga Shqipëria të cilat janë......

“Taksat e energjisë po pengojnë Evropën” - Industritë paguajnë tarifa 2-3 herë më të larta se në SHBA
Qeveritë që kërkojnë mënyra për të ndihmuar industritë në vështirësi të Evropës duhet të godasin taksat e larta të energjisë së kontinentit, të cilat po......

Turizmi i vjeshtës, rritet numri i vizitorëve në nëntor/ Rreth 11.1 mln shtetas të huaj zgjodhën Shqipërinë gjatë 11-mujorit
Gjatë muajit nëntor 2024, në territorin e Republikës së Shqipërisë kanë hyrë 1,265,009 shtetas shqiptarë dhe të huaj, duke shënuar një rritje prej 15.1%......