Kosova “përmbytet” nga mallrat kineze - Shpenzimet për produktet nga Kina kanë tejkaluar 840 milionë euro në 2025

Kosova shpenzon mbi dy milionë euro brenda një dite për mallra të importuara nga Kina, që nga lodrat dhe pajisjet elektro-shtëpiake e deri te produktet ushqimore dhe bujqësore.
Të dhënat flasin për një prani gjithnjë e më të madhe të këtyre mallrave në tregun kosovar. Sipas statistikave të Doganës së Kosovës, vlera e importit nga Kina është rritur nga 452 milionë euro në vitin 2021 në 841 milionë euro në 11 muajt e parë të vitit 2025.
Kjo shumë tashmë ka tejkaluar vlerën e importeve nga vendet anëtare të CEFTA-s, si Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnje dhe Hercegovina dhe Moldavia, që tradicionalisht kanë qenë ndër partnerët kryesorë tregtarë të Kosovës në rajon.
Në anën tjetër, eksportet e vendit drejt Kinës mbeten pothuajse simbolike: më pak se një milion euro në vit, çka e thellon ndjeshëm deficitin tregtar dhe e vendos raportin ekonomik mes dy vendeve në një pabarazi të theksuar.
Përtej shkëmbimeve tregtare, Prishtina dhe Pekini nuk kanë marrëdhënie diplomatike. Kina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, të shpallur në vitin 2008, dhe vazhdon të mbështesë “integritetin territorial të Serbisë”, e cila, me Kushtetutë, Kosovën e konsideron pjesë të territorit të saj.
Për rrjedhojë, superfuqia aziatike nuk ka ambasadë në Kosovë, por vetëm një zyrë ndërlidhëse që funksionon nën Ambasadën kineze në Beograd.
Ekspertët e tregtisë theksojnë se çmimi i ulët i produkteve kineze është faktori kryesor që i bën ato tërheqëse për tregun e Kosovës. Sipas tyre, bizneset veprojnë kryesisht të udhëhequra nga logjika e fitimit, pa marrë parasysh ndikimet makroekonomike apo strategjike.
Presidenti Begaj në mbrëmjen e sipërmarrjes: Vendi ynë ka nevojë për një kulturë moderne biznesi
Presidenti i Republikës, zoti Bajram Begaj, deklaroi para komunitetit të biznesit shqiptar se roli i sipërmarrjes merr rëndësi edhe më të madhe pasi......
Ministrja Ibrahimaj në mbrëmjen e sipërmarrjes: Rritja ekonomike ndërtohet përmes bashkëpunimit me biznesin
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj, mori pjesë në mbrëmjen gala të dedikuar sipërmarrjes shqiptare, organizuar nga Dhoma e Tregtisë......
Mallakastra me treg për vajin e ullirit, ministri Salla: Zgjidhni të blini shqip dhe të hani shqip
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, mori pjesë sot në Mallakastër në inaugurimin e tregut të shpendëve të gjalla dhe vajit të ullirit,......
Ministrja Ibrahimaj: Transformimi digjital duhet të fuqizojë qytetarët dhe të mbrojë të drejtat
Në kuadër të Forumit të Nivelit të Lartë WSIS+20, në Nju Jork, Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, theksoi se sfida kryesore e dekadës së......
Bruksel, nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit në fushën e Doganave në kuadër të Iniciativës “Green Lanes”
Sot, në Bruksel, u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Drejtori......
“Të bashkuar drejt integrimit në BE” - Dhoma e Tregtisë Tiranë, memorandum bashkëpunimi me vendet e rajonit
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi me simotrat e vendeve të rajonit. Marrëveshja ka për qëllim që......
Eurobond i ri në 2027 / 2026, pa dalje në tregjet ndërkombëtare. 45 mld lekë huamarrje neto në tregun e brendshëm
Në 2027, Shqipëria do të emetojë një eurobond të ri, ndërsa gjatë vitit të ardhshëm nuk do të bëjë asnjë dalje në tregjet ndërkombëtare dhe do të mbështetet......
Lidhje ajrore Kanada-Shqipëri - Ministri kanadez: Operimet mund të fillojnë menjëherë
Kanadaja ka nënshkruar një marrëveshje për transportin ajror me Shqipërinë. Njoftimi është bërë nga Ministri i Transportit dhe Kryetari i Qeverisë në Dhomën......





