Kosova Postuar më 7 Janar 2026, 12:57

Kosova, në “pushtetin” e ujit – Përmbytje në perëndim dhe qendër të vendit

Nga Dorian Koça

Kosova, në “pushtetin” e ujit –  Përmbytje në

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se më 5 dhe 6 janar, në territorin e Kosovës kanë rënë mesatarisht 43 milimetra shi për metër katror.

Sipas këtij instituti, shumica e lumenjve në Kosovë, veçanërisht në pjesët perëndimore dhe qendrore të vendit, kanë dalë nga shtrati i tyre, duke shkaktuar përmbytje.

Instituti ka paralajmëruar se reshjet e pandërprera të shiut gjatë ditëve të fundit do të vazhdojnë dhe se mund të ketë vërshime të tjera gtë lumenjve.

Sipas sizmologëve dhe gjeologëve vendas, kjo situatë nuk është vetëm pasojë e reshjeve të dendura, por kryesisht rezultat i faktorit njeri dhe mungesës së menaxhimit të rrezikut nga fatkeqësitë natyrore.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat