Kosova Postuar më 10 Shtator 2025, 09:38

“Kosova në kufi të varfërisë energjetike” - Për shkak të rritjes së çmimit. Studimi i INDEP: Rikthim pas në vitin 2007

Nga Dorian Koça

“Kosova në kufi të varfërisë energjetike” -

“Kosova është në kufi të varfërisë energjetike, për shkak të shtrenjtimit të rrymës”, vlerësoi një studim i fundit i Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP).

Në vitin 2007 paga mesatare në Kosovë ka qenë 200-300 euro, ndërsa fatura e energjisë për një familje ishte deri në 30% të të ardhurave. Sipas studimit, aktualisht me rritjet e reja të energjisë elektrike dhe pagën mesatare për familje, fatura ka pësuar një rritje në 15-20%. Hartues të studimit theksojnë se në këto kushte vendi rikthehet në vitin 2007, duke qenë në kufirin e varfërisë energjetike.

Në raportin e publikuar nga INDEP me temën “Komunitetet e energjisë dhe varfëria energjetike në Kosovë” vlerësohet se Kosova ndodhet në një moment kritik, pa rregullore të qarta dhe mekanizma financiarë, komunitetet e energjisë rrezikojnë të mbeten në letër.

Në këtë raport paraqiten disa rekomandime, ndër to Ministria e Ekonomisë dhe Zyra e Rregullatorit për Energji duhet të themelojnë brenda gjashtë muajve një grup të përbashkët pune, i cili do të ketë për detyrë plotësimin e bazës ligjore për komunitetet e energjisë. Ky proces nuk kufizohet vetëm në miratimin e akteve nënligjore që rrjedhin nga Ligji për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë dhe nga rregulloret e ZRRE-së për skemat mbështetëse, por përfshin edhe amendamentimin e ligjeve ekzistuese.

Tjetër rekomandim është që Ministria e Ekonomisë, në bashkëpunim me institucionet tjera duhet të miratojë brenda 12 muajve një Program Kombëtar për Decentralizimin e Prodhimit të Energjisë, ku komunitetet e energjisë të kenë rol qendror.

“ZRRE dhe KOSTT duhet të publikojnë brenda 18 muajve një hartë kombëtare që përfshin: kapacitetet e rrjetit (LV/MV), afërsinë me nënstacione, pikat e ngarkesës, kufizimet teknike dhe shpërndarjen territoriale të varfërisë energjetike”, thuhet ndër të tjera në këto rekomandime.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat