Kosova Postuar më 11 Prill 2026, 12:06

Kosova miraton marrëveshje kredie për zhvillim ekonomik - Financime për sektorin financiar, energji dhe tregti rajonale

Nga Alida Lula

Kosova miraton marrëveshje kredie për zhvillim ekonomik - Financime

Kuvendi i Kosovës ka miratuar të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare të parashikuara në rendin e ditës, duke i dhënë dritën jeshile disa projektligjeve të rëndësishme financiare.

Me 81 vota pro dhe pa asnjë kundërshtim apo abstenim, deputetët votuan Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë mes Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim. Kjo marrëveshje lidhet me një program kredie të bazuar në politika zhvillimore.

Ndërkohë, me 90 vota pro, Kuvendi miratoi edhe Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë ndërmjet Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim. Ky financim ka për qëllim mbështetjen e projektit për zhvillimin e sektorit financiar në vend.

Po ashtu, me 88 vota pro, pa asnjë kundër apo abstenim, u votua edhe një tjetër marrëveshje kredie me të njëjtin asociacion ndërkombëtar. Kjo marrëveshje ka të bëjë me projektin “Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0”, që synon përmirësimin e lëvizjes së mallrave dhe zhvillimin e infrastrukturës rajonale.

Në fund, me 90 vota pro, deputetët miratuan edhe Projektligjin për një marrëveshje kredie me institucionin gjerman KfW. Ky financim është i fokusuar në sektorin e energjisë dhe klimës, duke mbështetur politika që lidhen me zhvillimin e qëndrueshëm dhe tranzicionin energjetik në Kosovë.

Të gjitha këto projektligje u miratuan pa asnjë votë kundër, duke reflektuar një konsensus të gjerë politik për rëndësinë e këtyre marrëveshjeve në zhvillimin ekonomik të vendit.

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat