Kosova, me fabrikë prodhimi municionesh - Forcohet siguria e vendit, por edhe zhvillimi ekonomik

Pas më shumë se 30 vitesh, Kosova pritet të ketë sërish fabrikën e saj të prodhimit të municioneve. Fabrika do të ndërtohet pranë Gjakovës, në zonën industriale të qytetit. Përmes kësaj nisme strategjike, ushtria e Kosovës do të rrisë sigurinë e vendit dhe zhvillojë edhe më shumë kapacitete mbrojtëse.
Ish-ushtarakë në Kosovë e vlerësojnë si të rëndësishme ndërtimin e një fabrike të prodhimit të municioneve, në një kohë kur situata e sigurisë është e brishtë në Ballkanin Perëndimor, por edhe në përgjithësi në botë. Ndërtimi i kësaj fabrike do të kontribuojë edhe në forcimin kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Prodhimi i municionit, nga njohës të fushës, shihet i rëndësishëm në aspektin e sigurisë, si dhe pritet të kontribuojë edhe në zhvillimin ekonomik të vendit.
Sipas zyrtarëve, si fillim prodhimi do të përmbushë kërkesën brenda vendit, ndërsa më tej do të eksportohen në vende të tjera, çka do ta bëjë këtë fabrikë edhe më fitimprurëse.
Një vit më parë, Qeveria e Kosovës nënshkroi marrëveshje me prodhuesin turk të industrisë për ndërtimin e fabrikës së municioneve, marrëveshje që do të shërbejë për prodhimin e kalibrave të ndryshëm të municioneve dhe mjeteve të tjera ushtarake, sipas standardeve të NATO-s.
Maqedonia e Veriut miraton buxhetin 2026 - Parashikon deficit 3.5% të PBB-së. Të ardhurat, mbi 6 miliardë euro
Parlamenti i Maqedonisë së Veriut miratoi buxhetin për vitin 2026, që parashikon një deficit që përputhet me 3.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), ose......
Asetet e Lukoil, ende pezull - SHBA shtyjnë afatin për bisedimet deri më 17 janar
Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja të SHBA-së (OFAC) tha se po autorizon disa transaksione për negocimin dhe lidhjen e kontratave të kushtëzuara për......
Si do të ndryshojë tregu i punës pas hyrjes në BE? - Hasalla: Sektori ka nevojë për përditësime europiane
Teksa Shqipëria synon të jetë sa më parë pjesë e BE, një nga sektorët që do hasë ndryshime do të jetë dhe tregu i punës. Në një intervistë për Scan Tv......
Buxheti dhe paketa fiskale, në Kuvend - 8.9 miliardë euro për 2026-ën, diskutohet rivlerësimi dhe paqja fiskale
Kuvendi i Shqipëri diskuton nen për nen projektbuxhetin 2026 si dhe projektligjet e paketës fiskale, për ti hapur rrugë miratimit dhe më pas hyrjes në......
“Shqipëria, lider rajonal në prokurimet publike” - Rama: Diella do të jetë e auditueshme nga çdo aktor i interesuar
“Shqipëria është lider rajonal në prokurimet publike”, kështu u shpreh kryeministri Edi rama teksa mori pjesë në aktivitetin për 30-vjetorin e Prokurimeve......
4.42 mld euro nga turistët në 9-të muaj/ Rritje 5-fish në 17 vite. Bilanci neto rekord, rreth 2.11 mld euro fitime nga vizitorët e huaj
Shpenzimet e të huajve në Shqipëri gjatë periudhës Janar-Shtator 2025 kanë arritur në rreth 4.42 miliardë euro, duke shënuar nivelin më të lartë historik të......
Mbi 45% e shqiptarëve blenë online gjatë vitit 2025/ Rrobat dhe ushqimi dominojnë porositë. Rriten aftësitë teknologjike në vend
Shqipëria po përjeton një nga fazat më dinamike të digjitalizimit, sipas të dhënave më të fundit të INSTAT mbi përdorimin e Teknologjisë së Informacionit dhe......
Gjermania, gjithmonë e më “e gjelbër” - Gjeneron dy të tretat e energjisë publike nga burimet e rinovueshme
Gati dy të tretat e të gjithë energjisë elektrike të furnizuar në rrjetin publik të Gjermanisë midis korrikut dhe shtatorit 2025 erdhën nga burimet e......





