Kosova Postuar më 24 Tetor 2025, 09:47

Kosova, më e sigurta në rajon për të investuar - Publikohet Indeksi Global i Rrezikut dhe Qëndrueshmërisë së Investimeve

Nga Kristi Ceta

Kosova, më e sigurta në rajon për të investuar - Publikohet

Indeksi Global i Rrezikut dhe Qëndrueshmërisë së Investimeve të publikuar nga organizata Henley&Partners, e rendit Kosovën në vendin e parë në rajon, si vendin më të sigurtë për të investuar. Kosova në renditet në vendin e 26-të nga 226 shtete të marra në analizë.

Në një reagim në rrjetet sociale, kryeministri në detyrë Albin Kurti, shprehet: “Jemi të parët në rajon në këtë indeks, si dhe shumë pozicione përpara disa shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Ky rankim i Kosovës është dëshmi e radhës e rritjes ekonomike dhe fuqizimit të sundimit të ligjit dhe sigurisë, sektorë të cilët bëjnë të mundur që të kemi ambient të përshtatshëm për të bërë biznes dhe të ofrojmë mundësi për investim në shumë fusha”.

Sipas Kurtit, Kosova si vend i sigurt për të investuar, vjen si lajm vetëm disa muaj pasi Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) e hoqi vendin tonë nga lista e Shteteve në Situata të Brishta dhe Konflikti, si dhe pak ditë pasi i njëjti institucion vlerësoi se Kosova do të vazhdojë të ketë edhe për këtë vit rritjen më të lartë ekonomike në rajon.

“Përkundër krizave globale dhe sfidave të shumta nga faktorë të jashtëm, shteti ynë vazhdon të forcohet, të ofrojë kushte më të mira për zhvillim socio-ekonomik dhe investime të sigurta”, e mbyll reagimin e tij në rrjetet sociale kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat