Kosova importoi 53.000 ton mish në 2024 - Vlera e importeve arriti mbi 117 milionë euro
Kosova ka importuar rreth 53 mijë ton mish nga vendet e ndryshme të botës në vitin 2024. Vlera e importeve arriti në 117 milionë euro, 11 milionë më shumë se në 2023.
Në vitin që lamë pas, Kosova importoi 53 mijë ton mish nga vende të ndryshme të botës. Sipas të dhënave zyrtare të Doganës së Kosovës, vlera e importit të mishit për 2024 ishte mbi 117 milionë euro.
Dogana liston mishin në vendin e 12 për sa i përket produkteve më të importuara përgjatë vitit.
Krahasuar me vitin 2023, sasia e importit të produkteve të mishit nuk ka pasur shumë ndryshime, mirëpo vlera është rritur më shumë se 10 milionë euro. Kjo rritje ka gjasa të ketë ardhur si rrjedhojë e inflacionit në vendet e origjinës.
Dogana e Kosovës informon se në 2023 janë importuar 52 mijë ton mish, me një vlerë prej 106 milionë eurosh, rreth 11 milionë më pak se në vitin që lamë pas. Ndërsa në 2017, sasia e importit të mishit ishte rreth 40 milionë kilogramë.
Ndërkaq, çmimi mesatar i mishit të gjedhit në 2024 ka arritur rekord të rritjes në 10 vitet e fundit në Kosovë, në 8.98 euro për kilogram në nëntor të këtij viti. Kjo është një rritje prej 2 euro e 50 centësh për kilogram ose 38.46 për qind më shtrenjtë krahasuar me vitin 2014.
Çmimi i mishit në disa dyqane të vendit ka arritur deri në 10 euro për kilogram.
Sondazh

Zjarret, 150 mld USD dëme ekonomike në Hollivud - Banesat e shumë personave të famshëm janë djegur në Kaliforni
Zjarret massive në Kaliforni priten të shkaktojnë dëme ekonomike deri në 150 miliardë dollar, sipas të dhënave paraprake. Në këtë zonë u shkatërruan mbi......

Sa pagesa kryejnë shqiptarët përmes aplikacioneve të bankave? - BSH: Rënie me 10% në nëntor, por në 11 muaj u tejkalua rekordi i 2023
Më pak individë përdorën aplikacionet e bankave për të kryer transaksione në muajn nëntor. Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se numri i......

Rritja e çmimeve të energjisë dhe metaleve nxit tregjet europiane të aksioneve!
Tregjet globale të aksioneve janë të përziera këtë javë me Wall Street në një tërheqje, dhe aksionet europiane gjerësisht më të larta. Ndërkohë që rritja e......

Qeveria përforcon kriteret e kultivimit të kanabisit - Monitorimi në BE, cilat janë procedurat e transportit dhe eksportit?
“Për të kultivuar sipërfaqe me cannabis sativa për qëllime mjekësore, qeveria shqiptare, ka miratuar kritere dhe rregulla të forta duke nisur që nga mënyra e......

Importe rekord të gazit natyror nga Rusia - BE bleu mbi 15 mln tonë LNG nga Kremlini në 2024
Në vitin 2024, Bashkimi Evropian importoi një sasi rekord të gazit natyror të lëngshëm nga Rusia. Megjithatë, sanksionet kanë kufizuar eksportet e Rusisë dhe......

Kompensimi i pronave, shtyhet afati - Drafti/ Deri në 2028, përfundojnë pagesat për vendimet përfundimtare
Qeveria ndryshon afatet për të gjithë qytetarët që përfitojnë nga ligji për kompensimin e pronave. Referuar projektligjit të miratuar nga qeveria, procesi i......

“Paketa e Maleve”, zhvillim për zonat malore - Dervishi: Vëmendje ti kushtohet edhe ndërtimeve në zonat e mbrojtura
Kryetari i Shoqatës së Restoranteve dhe Bujtinave Shqiptare, Kujtim Dervishi, mendon se “Paketa e Maleve” do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin ekonomik......

Autostrada Elbasan-Lekaj, gati nisja e punimeve - Nënshkruhen 6 kontratat me vlerë148 mln euro, punimet do zgjatin 24 muaj
Ndërtimi i autostradës Elbasan – Lekaj do të kushtojë 148 mln euro, me TVSH. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nënshkruar kontratat me kompanitë që u shpallen......