Kosova “fshin” 215 milionë euro nga tregu - Gjatë vitit 2024 u larguan nga qarkullimi rreth 430 mijë kartëmonedha 500 euro
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) gjatë gjithë vitit të kaluar ka larguar nga qarkullimi rreth 430 mijë kartëmonedha të prerjes 500 euro, vlera totale e të cilave arrinte në rreth 215 milionë euro. Gjithashtu, ky institucion ka ndërmarrë aktivitete tjera që kanë luftuar paranë e falsifikuar duke mundësuar furnizim të ekonomisë me para’.
Më 4 maj 2016 Banka Qendrore Evropiane vendosi të ndërpresë prodhimin dhe hedhjen në qarkullim të kartëmonedhës të prerjes më të madhe prej 500 euro, dhe si rrjedhojë duke filluar prej 27 janarit 2019, 17 nga 19 bankat qendrore kombëtare të Eurozonës nuk kanë hedhur më në qarkullim këto kartëmonedha.
Vendimi u mor në atë periudhë pasi u vërtetua se kjo kartëmonedhë përdorej kryesisht nga kriminelët për të transferuar shuma të mëdha parash në pjesë të ndryshme të botës, për shkak të lehtësisë për t’u transportuar. Gjithsesi, ashtu si të gjitha kartëmonedhat e tjera, edhe ajo prej 500 euro ruan vlerën e saj dhe mund të këmbehet në një bankë qendrore kombëtare të zonës së euros në çdo kohë.
Duke u rikthyer në Kosovë, Banka Qendrore raporton se, numri i transaksioneve përmes Sistemit Ndër-bankar të Pagesave (KIPS) u rrit në 1.8 milion gjatë vitit të kaluar, apo 9.5%, kurse vlera e transaksioneve është rritur rreth 3.6 miliardë euro, apo 16.3%. Në vitin 2024 janë procesuar rreth 21 milionë transaksione me vlerë totale rreth 25.4 miliardë euro, që është ekuivalent me rreth 2.4 herë e Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Numri i bankomatëve (ATM) dhe numri i terminaleve POS është rritur respektivisht me 8.4% dhe 21.4% krahasuar me vitin paraardhës.
Një rritje e theksuar evidentohet tek llogaritë e parave elektronike të cilat në vitin 2024 kanë arritur në 79,706 llogari duke shënuar një rritje prej 34,049 apo 74.6% krahasuar me vitin 2023. Gjithashtu, janë raportuar rreth 2.2 milion transaksione të pagesave me para elektronike duke shënuar një rritje prej 35% krahasuar me vitin 2023.
Sondazh

Shqiptarët, të fundit në rajon për sigurimin e jetës- Raporti: MTPL-ja, i vetmi produkt me përqindjen më të lartë të primeve
Në krahasim me vendet e rajonit dhe më gjerë, shqiptarët janë ata që e sigurojnë më pak jetën. Sipas raportit më të fundit të Xprimm, sigurimi i jetës në......

Diaspora në zgjedhje, mesatarisht 4 aplikime në një minutë/ Deri tani janë rreth 149 mijë persona të cilëve u është miratuar kërkesa
Sipas të dhënave të KQZ-së, deri në paraditen e datës 18 Shkurt kanë aplikuar rreth 230 mijë individë dhe rreth 228 mijë prej këtyre kërkesave janë......

Sa fitojnë apartamentet me “Booking”? - Llogaria e kostove për një strukturë akomodimi në Tiranë
Tashmë qiratë afatshkurtra janë kthyer në një biznes të mirëfilltë për shumë individë të cilët marrin me qira afatgjatë struktura të ndryshme dhe më pas i......

Janari sjell Izraelin në hartën e eksporteve shqiptare/ Italia mbetet partneri i parë, Çekia përfshihet po ashtu në “top 10”
Tregtia e jashtme e nisi vitin mbarë sipas shifrave të Janarit të vitit 2025. Eksportet e mallrave arritën vlerën 31 mld lekë, duke u rritur me 4.9%, në......

Më pak humbje energjie në rrjet - ERE: Gjatë vitit 2024 niveli arriti në 17.93%. Rriten edhe arkëtimet
Niveli i humbjeve në rrjetin e shpërndarjes së energjisë gjatë vitit të kaluar u regjistrua në 17.93%, ose rreth 1% më pak se viti paraardhës, ku humbjet......

Meta po krijon robotë humanoidë - Të udhëhequra nga “IA”, pajisjet do të ndihmojnë me punët e shtëpisë
Meta Platforms po krijon një divizion të ri brenda njësisë Reality Labs për të zhvilluar robotë humanoidë të fuqizuar nga inteligjenca artificiale që mund të......

“Evropa, në prag të një krize tjetër financiare” - Merz, i shqetësuar për borxhet e larta në vendet e BE-së
Friedrich Merz, kandidati favorit i Gjermanisë për t’u zgjedhur kancelar, u shpreh se është "shumë i shqetësuar" që Bashkimi Evropian po shkon drejt një......

Greqia, satelitë në hapësirë brenda vitit - Objektet do të monitorojnë fatkeqësitë natyrore, aktivitetin bujqësor
Greqia do të nisë mikrosatelitët e saj të parë në fund të vitit 2025, si pjesë e një strategjie kombëtare për të përmirësuar qeverisjen digjitale. Ministri i......