Kosova Postuar më 13 Janar 2026, 09:52

Kosova e mbylli 2025-ën me inflacion 3.9% - Fundviti solli rritjen më të madhe të çmimeve

Nga Dorian Koça

Kosova e mbylli 2025-ën me inflacion 3.9% - Fundviti solli rritjen më

Viti 2025 u karakterizua me rritje të vazhdueshme të çmimeve të konsumit në Kosovë, duke ndikuar drejtpërdrejt në uljen e fuqisë blerëse të qytetarëve. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), inflacioni vjetor arriti në 3.9%.

Nëntori dhe dhjetori rezultuan si më të shtrenjtët e vitit. Vetëm në dhjetor 2025, çmimet e konsumit ishin mesatarisht 5.3% më të larta sesa në dhjetorin e vitit 2024.

Rritja e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit është nxitur kryesisht nga shtrenjtimi i disa produkteve bazë dhe shërbimeve.

Rritjen më të madhe e kanë shënuar fruta-perimet me 19%, energjia elektrike me 18.3%, shërbimet që lidhen me pajisjet personale të transportit me 18.1%, mirëmbajtja dhe riparimi i tyre me 14.7%, si dhe mishi me 14.4%.

Gjithashtu, rritje të ndjeshme të çmimeve janë regjistruar te pushimet e organizuara (13.5%), lëndët djegëse të ngurta si druri i zjarrit dhe peleti (13.1%), kafja, çaji dhe kakao (11.9%), si dhe produktet e qumështit, djathi dhe vezët (9.8%). Por, gjatë vitit të kaluar është regjistruar rënie e çmimeve te karburantet.

Për vitin 2026, Banka Qendrore e Kosovës parashikon një normë inflacioni prej 3.4%. Parashikim të ngjashëm ka edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili vlerëson se inflacioni në Kosovë gjatë vitit 2026 do të jetë rreth 3.5%.

FMN thekson se çmimet e ushqimit dhe energjisë vazhdojnë të jenë faktorët kryesorë që shtyjnë inflacionin në vendet e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore. FMN parashikon që ekonomia e Kosovës të rritet me 3.9% në vitin 2026.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 13 Janar Edel Strazimiri

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka nisur këtë të martë në rritje duke fituar pikë nga një ditë më parë teksa është blerë këtë mëngjes me 82.3 lekë dhe është shitur me......