Kosova, 60 mln euro evazion fiskal në 6 muaj - Problematike, ndërtimi, tregtia me shumicë, hoteleria dhe disa shërbime

Në gjashtëmujorin e parë të 2026-tës Administrata Tatimore e Kosovës realizoi rreth 1.015 kontrolle, ku janë evidentuar rreth 60 milionë euro shmangie nga tatimi. Ndër sektorët që konsiderohen më problematikë për shmangie tatimore janë ndërtimi, tregtia me shumicë, hoteleria dhe disa shërbime të tjera.
Gjatë kësaj periudhe, janë vendosur rreth 2.500 gjoba, apo rreth 8 për qind më pak se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Evazioni fiskal është problem i madh për Kosovën, ndërsa institucionet nuk kanë ndonjë vlerësim për nivelin e kësaj dukurie. Vlerësimet që ekzistojnë janë bërë nga institucione ndërkombëtare dhe datojnë nga periudha 2019-2020, kur evazioni fiskal vlerësohej në 25 deri në 35 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).
Në bazë të PBB-së prej mbi 10 miliardë euro, edhe vetëm 25 për qind do të përbënte rreth një të katërtën e kësaj vlere.
Administrata Tatimore e Kosovës po kryen kontrolle edhe në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës - Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. Vetëm këtë vit, në këto zona janë regjistruar rreth 230 biznese të reja, me rreth dy milionë euro qarkullim.
Një tjetër shqetësim i madh për Administratën Tatimore të Kosovës mbetet borxhi i bizneseve. Rreth 800 milionë euro është borxhi total që bizneset kanë që nga përfundimi i luftës në Kosovë, më 1999. Tatimorët synojnë që deri në fund të vitit të mbledhin rreth 1.2 miliard euro të ardhura, krahasuar me një miliard euro vitin e kaluar.
Si dielli po ndryshon hartën energjetike të Shqipërisë - Kapacitetet e instaluara të prodhimit të energjisë u rritën me 34% në katër vjet
Harta energjetike e Shqipërisë po ndryshon me ritme të shpejta vitet e fundit. Në pak më shumë se katër vjet, vendi ka shtuar rreth 883 MW kapacitete......
Kredia po bëhet më e lirë? - BSH: Rënia e interesave favorizon bizneset, ndërsa individët përballen me kosto më të lartë
Kostoja e marrjes së një kredie ka shënuar një lehtësim të lehtë gjatë tremujorit të dytë të vitit. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se normat e......
Shqipëria, drejt hapjes së një tregu të ri financiar - Në shtator, drafti i parë për Taksonominë Kombëtare të Gjelbër
Shqipëria po hedh bazat për një treg të ri të financimit të gjelbër, në një kohë kur ndryshimet klimatike po shndërrohen jo vetëm në një problem mjedisor,......
Mbi 1.6 mld lekë për rigjenerimin urban të banesave në 12 qarqe - FSHZH hap garën, synohet rritje e eficiencës energjetike e përmirësim të kushteve
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e garës për projektin “Rigjenerimi urban i stokut të banesave, Faza IV”, që parashikon ndërhyrje në 12 qarqe......
Forcimi i lekut “zbuti” inflacionin nga jashtë - Themeli: Banka e Shqipërisë pret një rritje të lehtë të çmimeve në muajt e ardhshëm
Kursi i këmbimit, pra forcimi i lekut dhe zhvlerësimi i euros, kanë bërë të mundur që rritja e çmimeve jashtë vendit të mos përcillej aq shumë në ekonominë......
Dy parqe të mëdha fotovoltaike në Shqipëri - ERE nis procedurat për 120 MW në Lushnjë dhe Devoll
Dy projekte të reja fotovoltaike, me një kapacitet të kombinuar prej 120 MW, kanë avancuar në procedurat rregullatore për prodhimin e energjisë elektrike në......
Huatë mbi 5 vjet “pushtojnë” portofolin/ Fitojnë terren në tremujorin e dytë. Vlora kryeson me peshën më të madhe
Huatë me afat mbi 5 vjet po zënë pjesën më të madhe të portofolit të huave në Shqipëri. Në fund të tremujorit të dytë të vitit 2026, ato përbënin rreth 65.7%......
Matura, sesioni i dytë nis më 24 gusht - Provimet zgjasin deri më 3 shtator, rreth 1,300 ngelës në fazën e parë
Sesioni i dytë i Maturës Shtetërore dhe Maturës Shtetërore Profesionale 2026 do të nisë më 24 gusht. Ministria e Arsimit dhe Ministria e Ekonomisë dhe......

