Kosova, 17 vjet shtet- Hapat drejt pavarësisë dhe sfidat e integrimit ndërkombëtar
Shteti më i ri në Evropë, Kosova, sot festoon 17 vite nga shpallja e pavarësisë më 2008 duke u bërë vend sovran, me institucione të pavarura dhe me simbole unike shtetërore në Ballkanin Perëndimor. Shtatëmbëdhjetëvjetori i pavarësisë e gjen Kosovën si shtet të njohur nga 117 vende të botës.
Por rrugëtimi nuk ka qenë i lehtë. Gjatë periudhës së Jugosllavisë, Kosova ishte rajon brenda Republikës Federale Serbe. Edhe pse kushtetuta jugosllave i dha Kosovës autonomi në vitin 1974, ajo u shfuqizua nga regjimi i Sllobodan Milloshevic në vitin 1989. Pas shpërbërjes së Jugosllavisë në vitin 1991, lufta e përgjakshme e cila në fillim shpërtheu në Kroaci dhe në Bosnjë e Hercegovinë, më pas u përhap edhe në Kosovë.
Operacioni i forcave militare dhe policisë serbe në vitin 1998 ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) e cila kërkonte pavarësi, mori fund në vitin 1999, pas ndërhyrjes së NATO-s.
Në linjë me Rezolutën 1244 të OKB-së që parashihte vendosjen e një misioni ndërkombëtar, më 17 shkurt të vitit 2008, Kosova shpalli pavarësinë.
Vendi është i sapodalë nga procesi i fundit zgjedhor dhe në pritje të formimit të institucioneve të reja. Fituese në zgjedhjet e 9 shkurtit doli Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, por pa siguruar shumicën e nevojshme prej 61 deputetësh për ta formuar qeverinë e vetme.
Kosova është pjesë e disa organizatave ndërkombëtare, si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Komiteti Olimpik, Federata Evropiane e Futbollit dhe Federata Botërore e Futbollit. Por, ende aspiron të hyjë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës apo në NATO.
Në vlerësimin e fundit të Bankës Botërore për Kosovën, të përditësuar në tetor të vitit të kaluar, thuhet se vendi ka shënuar përparim të qëndrueshëm ekonomik që nga shpallja e pavarësisë, me një rritje prej afër 50 për qind të të ardhurave për frymë dhe një ulje prej 35 për qind të shkallës së varfërisë. Sipas raportit, rritja ekonomike në Kosovë këtë vit do të jetë 3.9 për qind, nga 3.8 për qind që ka qenë në 2024.
Sondazh

Sa e fortë është vëllazëria Shqipëri-Kosovë? Në 17 vjet pavarësi dy vendet thelluan ndjeshëm bashkëpunimin
Kosova feston 17-të vjet pavarësi dhe kështu përfaqëson shtetin e dytë shqiptar në Botë, Europë dhe rajon. Me shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt të vitit......

Kush është Alice Weidel?- Kryetarja e së djathtës ekstreme në Gjermani renditet e dyta në sondazhe
Alice Weidel, kandidatja për kancelare e Alternativës për Gjermaninë (AfD), është një figurë publike e së djathtës ekstreme, e cila e përshkruan veten si një......

Apartament me Booking dhe AirBnb?- Pronarët, detyrim për DIVA. Penalizohen individët që nuk deklarojnë të ardhurat
Të gjithë qytetarët që japin ambiente akomodimi me qira ditore, janë të detyruar të deklarojnë të ardhurat përmes plotësimit të Deklaratës Vjetore......

“Nuk ka punonjës!”- Tregu i punës me të njëjtat probleme. BSH: Edhe pagat në sektorin privat u rritën më pak
Tregu i punës në Shqipëri vijon të vuajë nga mungesa e fuqisë punëtore. Sipas raportit tremujor mbi politikën monetare të Bankës së Shqipërisë, rritja e......

Si nisi viti 2025 për transfertat në AIPS-EURO?- BSH: Rreth 19.7% më shumë veprime se në janar 2024
Viti 2025 ka nisur pozitivisht për sa i përket transaksioneve të realizuara me sistemin AIPS-EURO. Megjithëse numri dhe vlera e veprimeve ka qenë më e ulët......

Pse Trump po ushtron presion mbi aleatët?- Mineralet kritike, në fokus të presidentit amerikan
Lista e dëshirave të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për kontrollin e territoreve të reja dhe arritjen e marrëveshjeve përfshin zona me një veçori......

Rusi, shpenzimet për ushtrinë tejkalojnë Evropën/ Kostot totale për mbrojtjen u rritën me 42% vitin e kaluar
Sipas studimit të fundit, shpenzimet ushtarake në Rusi, ekonominë e së cilës Presidenti Vladimir Putin e ka vendosur në një bazë lufte, tani tejkalojnë të......

Sipërmarrja e kartonit që po sfidon tregun italian - Zv.kryeministrja Balluku në fasonerinë që prodhon 20 mijë çanta në ditë
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka vijuar takimet për promovimin e ndërmarrjeve dhe bizneseve që po kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.......