Kosova Postuar më 11 Shkurt 2026, 18:41

Konstituohet Kuvendi i Kosovës, kryetare Albulena Haxhiu, pritet miratimi i Qeverisë

Nga SCAN TV

Konstituohet Kuvendi i Kosovës, kryetare Albulena Haxhiu, pritet miratimi i

Sot më 11 shkurt 2026 u konstitua Kuvendi i Republikës së Kosovës, me kryetare Albulena Haxhiun. Seanca konstituive u zhvillua pas përfundimit të procesit zgjedhor të 28 dhjetorit dhe certifikimit të rezultateve. Konstituimi i Kuvendit i hapi rrugën formimit të Qeverisë së re. Kryetarja e sapozgjedhur e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, shpallit të konstituuar institucionin ligjvënës, pas zgjedhjes së saj dhe të pesë nënkryetarëve. Haxhiu paralajmëroi po për sot seancë tjetër - atë për votimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Depuetët e pranishëm në sallë votuan me 104 vota për pesë nënkryetarët e Kuvendit. Kundër ishin tre, ndërsa gjashtë abstenuan.

Propozimet për nënkryetarë ishin: Ardian Gola - Lëvizja Vetëvendosje, Vlora Çitaku - Partia Demokratike e Kosovës, Kujtim Shala - Lidhja Demokratike e Kosovës, Sllvako Simiq - Lista Serbe, Emillija Rexhepi - komunitetet pakicë joserbe.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat