Kosova Postuar më 4 Gusht 2025, 12:28

Konsolidohet sektori bankar në Kosovë - Banka Ekonomike blen degën e një banke turke

Nga Dorian Koça

Konsolidohet sektori bankar në Kosovë - Banka Ekonomike blen

Sektori bankar në Kosovë po konsolidohet më tej. Së fundmi, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka njoftuar miratimin e blerjes nga Banka Ekonomike Sh.A. të degës së bankës së huaj Türkiye İş Bankası A.Ş. – Dega në Kosovë. Ky vendim vjen pas arritjes së një marrëveshjeje paraprake ndërmjet këtyre dy institucioneve financiare dhe marrjes së pëlqimit nga autoriteti përkatës mbikëqyrjes bankare në Turqi, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

Sipas të dhënave të BQK-së, pas këtij transaksioni, pjesëmarrja e Bankës Ekonomike në tregun bankar do të rritet për rreth 1%, pa ndikuar në ndryshimin e pozitës së saj në renditjen e bankave sipas madhësisë së aseteve. Gjithashtu, banka do të mbetet brenda parametrave rregullativ pas realizimit të konsolidimit.

Ky zhvillim pason vendimin e mëparshëm të BQK-së për transformimin e Ziraat Bank – Dega në Kosovë, nga degë e një banke të huaj në një bankë të licencuar dhe themeluar në Kosovë, me emrin Ziraat Kosova Sh.A., e cila i nënshtrohet të njëjtave kërkesa rregullatore si të gjitha bankat e tjera që operojnë në vend.

Me këtë zhvillim të fundit, sektori bankar i Kosovës nuk do të ketë më degë të bankave të huaja në operim. Të gjitha bankat me kapital të huaj do të jenë të themeluara plotësisht në vend, duke krijuar kushte të barabarta operimi dhe konkurrencë të shtuar në sektorin bankar, në përputhje me rekomandimet dhe praktikat ndërkombëtare.

BQK thekson se do të monitorojë me kujdes proceset e përthithjes dhe transformimit, duke siguruar realizimin e tyre në mënyrë efikase dhe të rregullt, me fokus të veçantë në mbrojtjen e depozituesve dhe klientëve bankarë.Konsolidohet sektori bankar në Kosovë - Banka Ekonomike blen Konsolidohet sektori bankar në Kosovë - Banka Ekonomike blen Konsolidohet sektori bankar në Kosovë - Banka Ekonomike blen

Konsolidohet sektori bankar në Kosovë - Banka Ekonomike blen

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat