Kenia njeh Kosovën – Bëhet shteti i 118-të që njeh pavarësinë! Pacolli: Rama e Begaj më kanë mbështetur!
Shteti i kontinentit afrikan, Kenia ka njohur pavarësinë e Kosovës ka njoftuar kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, duke thënë se Kosova shkruan histori.
Kenia bëhet shteti i 118 që ka njohur Kosovën si shtet të pavarur. Shteti i fundit që njohu pavarësinë ishte Izraeli në shkurt 2021.
Njoftimi i plotë i Behxhet Pacollit:
Sot, Kosova shkruan histori!
17 vjet pas Pavarësisë, në një ceremoni të jashtëzakonshme e të paharrueshme, Republika e Kenias – një nga shtetet më të rëndësishme të Afrikës – e njohu zyrtarisht Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran!
Kjo njohje nuk është thjesht një deklaratë – është një fitore e madhe për shtetin e Kosovës, është zëri i lirisë sonë që dëgjohet thellë në zemrën e Afrikës! Sot, flamuri ynë i shtetit ngrihet lart me krenari në Nairobi, dhe kjo është një dëshmi se Kosova ecën përpara, fuqishëm dhe me dinjitet kur punohet dhe ka vullnet për të!
Kjo fitore nuk erdhi rastësisht. Ajo është fryt i një pune të gjatë, të palodhur, me përkushtim e sakrificë. Që nga viti 2009, unë personalisht kam lobuar dhe kam biseduar me autoritetet keniane për ta bërë këtë ditë realitet. Kam shkuar derë më derë, zyrë më zyrë, me vetëm një qëllim – të bëj të njohur zërin dhe të drejtën e popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe sovranitet.
Presidenti William Ruto, i qëndroi fjalës së dhënë në vitin 2016.
Ai e vizitoi Kosovën në vitin 2019 dhe e ndjeu fuqinë dhe vendosmërinë e popullit tonë. Në vitin 2023, gjatë vizitës time në Nairobi, ai e bëri hapin e parë duke njohur pasaportat tona. Sot, në një ceremoni madhështore, ai e tha me zë të lartë: Kosova është shtet i njohur nga Kenia!
Kjo është diplomaci me rezultat. Kjo është Kosova që e respektojnë! Kjo është fitorja e dinjitetit tonë kombëtar në arenën ndërkombëtare!
I bëj thirrje Qeverisë së Kosovës që menjëherë të vendosë marrëdhënie diplomatike me Kenian dhe të hapë një Ambasadë të përbashkët me Repbulikën e Shqipërisë në Nairobi. Kosova duhet të jetë prezente aty ku respektohet dhe mbështetet – në zemrën e Afrikës! Kjo ambasadë do të jetë porta e Kosovës për të hyrë fuqishëm në kontinentin afrikan, për të ndërtuar aleanca të reja politike, ekonomike dhe kulturore.
Dua te shpreh falenderimin për bashkëpunëtorin tim të ngushtë, Jetlir Zyberaj i cili ka qenë në mënyrë permanente syri dhe veshi im jo vetëm në këtë proces të rëndësishëm për Kosovën.
Një falënderim të veçantë dua t’i shpreh edhe Shqipërisë, presidentit Begaj dhe kryeministrit Edi Rama të cilët më kanë dhënë mbështetje shtetërore.
Kjo është dita kur Kosova u pa, u dëgjua dhe u pranua. Kjo është dita kur populli ynë duhet të ndiejë krenarinë e një fitoreje që nuk ka çmim – njohjen ndërkombëtare të shtetit tonë.
Faleminderit Kenia! Faleminderit President Ruto! Lavdi Kosovës dhe qytetarëve të saj krenarë!
Sondazh

“70 miliardë euro për të lehtësuar lëvizjen e ushtrisë” - Komisioneri i BE-së thekson nevojën për të përshtatur infrastrukturën rrugore
Bashkimi Evropian ka nevojë për një investim prej 70 miliardë eurosh për të përmirësuar infrastrukturën dhe për të mundësuar lëvizjen e shpejtë të ushtrisë......

Pse BE-ja po u kërkon qytetarëve të saj të krijojnë një paketë urgjence 72-orëshe për të përballuar krizat?!
BE-ja dëshiron që çdo shtet anëtar të zhvillojë një paketë mbijetese 72-orëshe për qytetarët që të përballen me çdo krizë të re që mund të shfaqet si pjesë e......

Rusia, Ukraina bien dakord për armëpushim në Detin e Zi - Marrëveshja përfshin ndalimin e sulmeve kundër infrastrukturës energjetike
Rusia dhe Ukraina arritën marrëveshje për të ndaluar sulmet në Detin e Zi. Gjithashtu, Shtetet e Bashkuara do të angazhohen për të hequr disa sanksione ndaj......

Cili sektor përthith më shumë investime të huaja? - BSH: Aktivitetet financiare dhe të sigurimit, me rritjen më të madhe në 2024
Gjatë vitit 2024 kanë dominuar investimet e huaja në pasuri të paluajtshme, në aktivitete financiare dhe të sigurimit, si dhe në sektorin e energjisë......

Fokusi tek bujqësia, më shumë vëmendje dhe mbështetje buxhetore - Balluku: Synojmë që në 2030 të kemi 1 miliardë euro eksporte bujqësore
Zv.kryeminstrja Balluku inspektoi një kompani bujqësore ALBASEED, që furnizon me shumicë pikat bujqësore me inpute bujqësore. “Në të gjitha takimet që unë......

Holanda konfirmon: Do të dyfishojë personelin ushtarak deri në vitin 2030!
Ministria holandeze e Mbrojtjes ka konfirmuar se synon të dyfishojë personelin e saj ushtarak, nga 70,000 në 200,000 deri në vitin 2030. Në një letër nga......

Firmoset Deklarata e Përbashkët me Izraelin/ Koçiu: Partneritet i fortë në kujdesin shëndetësor!
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu njoftoi se është firmosur sot, Deklarata e Përbashkët mes Ministrisë së Shëndetësisë së Shtetit......

Shërbim i detyrueshëm ushtarak edhe për gratë – Cila është arsyeja e masës së pazakontë daneze?
Danimarka ka vendosur shërbimin e detyrueshëm ushtarak edhe për gratë duke nisur nga viti 2026 e në vazhdim. Arsyeja e kësaj mase është rritja e aftësisë......