Kosova Postuar më 31 Janar 2025, 10:44

Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patentave mes Kosovës dhe Italisë!

Nga Edel Strazimiri

Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patentave mes Kosovës

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar qytetarët e Republikës së Kosovës se nga data 29 janar, ka hyrë në fuqi zbatimi i marrëveshjes reciproke për njohjen e patentave mes Kosovës dhe Italisë.

Sipas njoftimit njohja e leje drejtimit u mundëson qytetarëve të bëjnë konvertimin e dokumenteve pa pasur nevojë të nënshtrohen procedurave shtesë, as nga pjesa teorike, as nga pjesa praktike.

Ministria bën me dije gjithashtu se zbatimi i kësaj marrëveshjeje është një hap i rëndësishëm drejt integrimit të qytetarëve të Kosovës që jetojnë në Republikën e Italisë. “Njëkohësisht, kjo marrëveshje do të lehtësojë barrën ekonomike për qytetarët që kanë nevojë ta ndërrojnë dokumentin.”

“Finalizimi i këtij procesi është një hap i rëndësishëm për vendin tonë dhe qytetarët tanë, sepse me këtë rast do të riafirmohen raportet e shkëlqyera që gëzojnë Republika e Kosovës me Republikën e Italisë,” shkruhet në njoftim.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat