Kosova Postuar më 27 Dhjetor 2025, 12:05

Fundviti në Kosovë, probleme me energjinë elektrike/ Ngarkesa e madhe në rrjet po shkakton ndërprerje furnizimi

Nga Scan TV

Fundviti në Kosovë, probleme me energjinë elektrike/ Ngarkesa e

Përgatitjet për festat e fundvitit në Kosovë kanë edhe një hall më shumë: mungesë të energjisë elektrike. KEDS-i u bëri thirrje qytetarëve më 22 dhjetor për kursim të energjisë në orët e pikut, për të ruajtur stabilitetin e furnizimit me rrymë - konsumi i energjisë ka arritur ditëve të fundit në mbi 1.365 megavat rrymë brenda një ore.
Për shkak të ngarkesës së madhe në rrjetin e shpërndarjes pati ndërprerje të rrymës në disa qytete. Bizneset u ankuan për dëme të mëdha.
Ka, po ashtu, shqetësime që reduktimet mund ta cenojnë edhe procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Kosova arrin ta prodhojë 94 për qind të energjisë – apo rreth 800 megavat në orë – përmes djegies së thëngjillit, ndërsa sasinë tjetër e siguron nga burimet e ripërtërishme: hidrocentralet, panelet diellore dhe turbinat e erës.
Të dhënat e Doganës së Kosovës tregojnë se vendi ka importuar rrymë në vlerë të rreth 248 milionë eurove në periudhën janar-nëntor 2025, ndërsa ka eksportuar në vlerë të rreth 48 milionë eurove. Importin, Kosova e ka siguruar kryesisht nga Maqedonia e Veriut, në vlerë të 114 milionë eurove, dhe nga Shqipëria, në vlerë të 94 milionë eurove, ndërsa ka importuar në vlera nga 3-4 milionë edhe nga Sllovenia, Serbia e Danimarka.


Kosova ka plane për investime në sektorin energjetik për të tejkaluar këtë situatë. Përveç rinovimeve të termocentraleve aktuale, prioritet kanë burimet e ripërtërishme, prej të cilave pritet të gjenerohet 35 për qind e energjisë elektrike pas 10 vjetëve. Për më tepër, Kosova nënshkroi edhe një marrëveshje për dekarbonizim – heqjen e thëngjillit nga përdorimi – deri më 2050. Programi në vlerë të 236 milionë dollarëve parashihet ta transformojë sektorin e energjisë, pasi do të ndërtohen vende apo bateri për ruajtjen e energjisë, që ajo të shfrytëzohet më pas varësisht prej nevojave.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat