Kosova Postuar më 25 Korrik 2026, 10:26

“Fluturojnë” pemët dhe perimet/ Arrijnë rritjen më të madhe të çmimeve në Kosovë

Nga Alida Lula

“Fluturojnë” pemët dhe perimet/ Arrijnë rritjen

Çmimet e prodhimeve bujqësore në Kosovë kanë shënuar rritje, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka publikuar “Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi’’ për tremujorin e katërt.

Indeksi i përgjithshëm i çmimeve të këtyre produkteve është rritur për 6.3 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2025.

Rritjen më të madhe e kanë shënuar prodhimet bimore, çmimet e të cilave janë rritur për 10 % në baza vjetore. Ndërkohë, çmimet e prodhimeve blegtorale janë rritur për 2.9 për qind.

Indeksi sipas ASK, bazohet në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në tregje, ferma dhe pika të tjera të shitjes.

 Në grupin e prodhimeve bimore përfshihen drithërat, bimët foragjere, perimet, patatet dhe pemët, ndërsa në prodhimet blegtorale përfshihen çmimet e gjedhëve, deleve, derrave, pulave, si dhe të qumështit, vezëve dhe mjaltit.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat