Emigrantët dërguan më shumë para’ në Kosovë - 654 milionë euro remitanca në gjysmën e parë të vitit
Emigrantët kanë dërguar më shumë para’ pranë familjeve të tyre në Kosovë gjatë gjysmës së parë të vitit. Referuar të dhënave të Bankës Qendrore, remitancat për këtë përiudhë u regjistruan në 654.70 milionë euro, një rritje prej 3.91% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Ndërsa, sipas vlerësimeve paraprake remitancat për muajin korrik 2025 ishin rreth 126.33 milionë euro, duke arritur kështu vlerën totale të 7-mujorit 781.03 milionë euro. Prurjet më të mëdha kanë qenë përmes institucioneve financiare jobanka me 51.55%, bankave tregtare me 18.53% dhe kanaleve tjera me 29.93%.
Dërgesat e emigrantëve janë burimi kryesor i të ardhurave të familjeve në Kosovë, në një kohë kur çmimet e mallrave të konsumit të përditshëm vijojnë të shtrenjtohen.
Remitancat në Kosovë vijojnë të vijnë kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra, që përbëjnë rreth 55% të totalit, ndjekur nga SHBA dhe vendet e tjera të Eurozonës.
Vitin e kaluar dërgesat e emigrantëve shënuan një rekord të ri për 10 vitet e fundit duke arritur në 1,350 miliardë euro.
Ndërkohë një rritje vjetore prej 5,28% kanë regjistruar investimet direkte në Kosovë deri në fund të qershorit, duke arritur në 441.26 milionë euro. Në anën tjetër, investimet direkte jashtë Kosovës shënuan një rritje të konsiderueshme, duke arritur në 166.59 milionë euro, që përfaqëson rritje prej 55.23% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Shqipëria përfshihet nga moti i keq/ Apeli i Policisë së Shtetit për qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve
Pothuajse i gjithë vendi është përfshirë në orët e mesditës nga moti i keq i shoqëruar nga stuhia dhe rreshje të dendura shiu. Nisur nga kjo situatë, Policia......

MEKI thirrje sektorit të ndërtimit: Të gjithë subjektet të marrin masat e nevojshme parandaluese në rast të parashikimit të një stuhie
Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka paralajmëruar sektorin e ndërtimit të marrë......

Prona, pasuri e pambrojtur nga shqiptarët - AMF: Bien me 3.5% primet nga sigurimi prej zjarrit, forcave të natyrës dhe dëmtimeve të tjera
Prona është një aset i rëndësishëm, jo vetëm në aspektin e banimit apo prodhimit në rastin e tokës, por konsiderohet edhe si një formë investimi apo sigurimi......

Turizmi vijon të “frymëzojë” kreditimin/ Rritje e ndjeshme e huave në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor
Sektori i turizmit në Shqipëri po dëshmon vitalitet, duke reflektuar një besim të shtuar nga bizneset private në potencialin e tij afatgjatë. Të dhënat më të......

4 vite burg për tregtimin e ushqimeve të dëmshme! - Siguria ushqimore, ashpërsohen masat me Kodin e ri Penal
Kodi i ri penal sjell shtimin e veprave penale që lidhen me sigurinë ushqimore, dhe konkretisht me prodhimin e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin, ofrimin......

Energjia diellore arrin 16.4% të totalit/ Hyrja e centraleve në prodhim, në prill – qershor rritja përllogaritet me 9.6%
Hyrja në prodhim e centraleve diellore ka rritur ndjeshëm energjinë e prodhuar nga ky burim në 3 muajt e dytë të vitit. Sipas të dhënave nga Instituti i......

Sigurimi i fermerëve, kush përfshihet në skemë? - Pagesat/ 9,600 lekë sigurim shoqëror në fushë, 7,350 lekë në malësi
Personat që punojnë në bujqësi si të vetëpunësuar kanë detyrimin të kontribuojnë për sigurime shoqërore......

“Tarifat e Trump janë të paligjshme”/ Gjykata e apelit në SHBA “sfidon” politikën tregtare amerikane
Një gjykatë apeli në Shtetet e Bashkuara ka vendosur se shumica e tarifave të vendosura nga Presidenti Donald Trump janë të paligjshme, duke goditur një prej......