Eksporti i vezëve në Shqipëri rrit çmimet në Kosovë/ Vlera e produktit në supermarkete tejkalon nivelet e pasluftës

Çmimi i vezëve në Kosovë ka tejkaluar të gjitha rekordet e larta të deritanishme. Sipas të dhënave zyrtare, asnjëherë në vitet e pasluftës çmimi nuk ka qenë 6.39 euro për një komplet prej 30 kokrrash vezë. Një shtrenjtim i madh është vënë re në dhjetorin e 2022 dhe janarin e 2023, por, megjithatë, nuk ka tejkaluar 5 euro për një komplet vezësh. Ndërsa këto ditë, në raftet e disa marketeve dhe supermarketeve, konsumatori mund ta gjejë çmimin e produktit më shumë se 6 euro.
Ndërkohë, në dyqanet e prodhuesit dhe tregtarit më të njohur të prodhimeve të shpendëve “Konsoni”, vlera e vezëve papritmas shkoi nga 4,50 euro kompleti në 5 euro, një rritje mbi 10 për qind.
Për rritjen ekstreme të këtyre ditëve të çmimit të vezëve nuk ka asnjë shpjegim zyrtar dhe as nga prodhuesit. Shitësit justifikohen duke u shprehur se ‘çmimin nuk e përcaktojnë ata, pasi vetëm tregtojnë produktin’. Sipas ekspertëve të sektorit, Kosova ka kapacitete të mjaftueshme të pularive për të plotësuar nevojat e banorëve të vendit me vezë. Nga ana tjetër, nuk ka ndonjë ngritje çmimi të materialit riprodhues, as të misrit apo të produkteve të tjera të nevojshme për ushqimin e shpendëve.
Vrojtues të tregut kanë shpjeguar se shumë prodhues të vezëve në Kosovë po i eksportojnë vezët në Shqipëri, për shkak të ofertës së lartë dhe çmimeve të leverdishme. Ata ngulin këmbë se ky është një nga faktorët që ka ndikuar në shtrenjtimin e produktit në Kosovë.
Në përgjithësi, ngritja e çmimeve edhe këtë vit ka vazhduar hovshëm, sidomos produktet ushqimore, duke tejkaluar mesataren e viteve të fundit. Sipas të dhënave, deri në nëntor të këtij viti, grupi i produkteve ushqimore zë vendin kryesor të shpenzimeve në familjet kosovare.
Raport për ndërhyrje kyçe në sektorin e bujqësisë/ Këshilli i Investimeve: Nisma të reja për rritjen e formalizimit dhe zhvillimin rural
Sektori bujqësor po hyn në një fazë të re mbështetjeje, teksa Këshilli i Investimeve raporton progres në tre drejtime kyçe, financim, sigurim dhe nxitje të......
Emiratet e Bashkuara, 50 mld USD investime në Kanada/ Marrëveshja përfshin projekte në sektorin e IA dhe energjisë
Emiratet e Bashkuara Arabe do të investojnë deri në 50 miliardë dollarë në Kanada, në kuadër të një marrëveshjeje që përfshin projekte në sektorët e......
Greqia parashikon rritje ekonomike 2.4%/ Buxheti përfshin 1.7 miliardë euro përfitime fiskale për familjet, pensionet
Greqia pret që ekonomia e saj të rritet më shpejt në vitin 2026 dhe borxhi publik të ulet me gati 8 pikë përqindjeje, falë investimeve më të larta dhe......
Fond Kombëtar për Eficiencën e Energjisë/ Projektligji parashikon ngritjen e strukturës që do menaxhojë investimet në kursimin e energjisë
Projektligji “Për eficiencën e energjisë” parashikon krijimin e Fondit Kombëtar për Eficiencën e Energjisë, një strukture që do të menaxhojë burime......
Modernizim i Bazës Ajrore Kuçovë/ Fondi mbi 10.9 milionë lekë për zhvillimin e infrastrukturës
Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka shpallur hapjen e garës për ndërtimin e infrastrukturës Bazës Ajrore Kuçovë. Fondi limit i përllogaritur është 10......
482 banesa për 1,000 banorë/ Shqipëria, ndër vendet e Europës me më shumë shtëpi për frymë
Raporti i “Property Index” nga Deloitte paraqet një panoramë të gjerë mbi stokun e banesave në vendet e Europës, duke treguar ndryshimet e mëdha që......
Shqiptarët shpenzojnë 9.84 GB internet në muaj/ AKEP: Mesazhet SMS, gjithnjë e më tepër në tkurrje. “Rimëkëmben” thirrjet
Në Shqipëri, mënyra se si qytetarët përdorin telefoninë celulare po ndryshon me ritme të shpejta. Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Komunikimeve......
3 kushte që Evropa të zgjerohet - Mogherini: Shqipëria e ka vullnetin politik. Duhen edhe kapacitetet teknike
Është çelur viti akademik 2025-2026 për 41 studentët e Kolegjit të Evropës në Tiranë. Të pranishëm në ceremoni ishin Kryeministri Edi Rama dhe Rektorja e......





