Kosova Postuar më 22 Shtator 2025, 13:19

Ekonomia e Kosovës u rrit me 4,58% në tremujorin e dytë 2025

Nga Scan TV

Ekonomia e Kosovës u rrit me 4,58% në tremujorin e dytë 2025

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat e Prodhimit të Brendshëm Bruto për tremujorin e dytë të vitit 2025, që shënoi një rritje me 4,58%.

Sipas njoftimit për media të ASK, aktivitetet ekonomike që kishin rritje në këtë tremujor ishin: Ndërtimtaria 4,15%;  Aktivitetet financiare dhe të sigurimit (8,79%); Aktivitetet shkencore, profesionale dhe teknike, si dhe aktivitetet e shërbimeve administrative dhe mbështetëse (4,27%); Industria përpunuese (3,34%); Administrata publike dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale (0,99%); Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave; transporti dhe magazinimi; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor (3,62%); Arte, argëtim dhe çlodhje, aktivitetet e prodhimit të mallrave të familjeve për përdorim të vet dhe shërbime të tjera (2,83%); Informacioni dhe komunikimi (2,38%); Bujqësia, pyjet dhe peshkimi (2,98%); dhe Aktivitetet e pasurive të paluajtshme (0,44%).

Ndërsa, rënie kishte në këto aktivitete: Industria nxjerrëse; përpunuese; energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër; furnizimi me ujë; aktivitetet e trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, rehabilitimit (-6,79%).

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat