Kosova Postuar më 14 Mars 2026, 10:58

Ekonomia e Kosovës u rrit me 3.85% në fund të 2025 - Tregtia, transporti dhe akomodimi udhëhoqën zgjerimin

Nga Dorian Koça

Ekonomia e Kosovës u rrit me 3.85% në fund të 2025 - Tregtia,

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) për tremujorin e katërt të vitit 2025, sipas aktiviteteve ekonomike dhe metodës së shpenzimeve. Sipas ASK-së, Prodhimi i Brendshëm Bruto në tremujorin e katërt të vitit 2025 ka shënuar rritje reale prej 3.85%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Ndër aktivitetet ekonomike që kanë shënuar rritjen më të madhe gjatë këtij tremujori janë tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve, transporti dhe magazinimi, si dhe aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor, me rritje prej 5.71%.

Rritje është shënuar edhe në aktivitetet financiare dhe të sigurimit me 5.16%, në sektorin e informacionit dhe komunikimit me 4.98%, si dhe në artet, argëtimin dhe aktivitetet e tjera shërbyese me 4.95%.

Nga ana tjetër, sipas metodës së shpenzimeve, rritje është regjistruar te eksporti i mallrave dhe shërbimeve me 11.49%, formimi i bruto kapitalit me 3.45%, si dhe importi i mallrave dhe shërbimeve me 1.95%.

Ndërkohë, shpenzimet e konsumit final të ekonomive familjare dhe organizatave jofitimprurëse janë rritur për 0.62%, ndërsa shpenzimet e konsumit final të Qeverisë kanë shënuar rënie prej 1.03%.

ASK thekson se këto të dhëna ofrojnë një pasqyrë të zhvillimeve ekonomike në Kosovë gjatë tremujorit të fundit të vitit 2025.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat