Kosova Postuar më 24 Dhjetor 2024, 11:29

“Ekonomia e Kosovës do të ngadalësohet” - Në kuadër të dy marrëveshjeve, FMN shpëndan 36 milionë euro shtesë

Nga Ledina Elezi

“Ekonomia e Kosovës do të ngadalësohet” - Në

Rritja ekonomike e Kosovës pritet të ngadalësohet në 2025. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, viti aktual do të mbyllet me një rritje ekonomike prej 4.3%, ndërsa vitin e ardhshëm, ekonomia parashikohet të rritet me vetëm 4%.

Gjithashtu, pas rënies së konsiderueshme të inflacionit në mesatarisht 1.8% gjatë 2024-ës, në 2025 vlerësohet të jetë më pranë objektivit të Bankës Qendrore Evropiane prej 2%.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar një raport ku nënvizon progresin e Kosovës në programet e mbështetura nga FMN.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka përfunduar Konsultimin e Nenit IV dhe Rishikimin e Tretë në kuadër të dy marrëveshjeve me Kosovën në 2024, duke mundësuar shpërndarjen e 36 milionë euro shtesë si mbështetje financiare.

Marrëveshjet SBA dhe RSF synojnë të ofrojnë likuiditet gjatë krizave të mundshme dhe të mbështesin reformat strukturore për përmirësimin fiskal dhe financiar, ndërsa marrëveshja tjetër RSF synon sigurojë fonde të aksesueshme për të avancuar iniciativat e Kosovës për klimën, veçanërisht në efiçencën e energjisë dhe energjinë e qëndrueshme.

Megjithëse Kosova ka bërë progres në realizimin e reformave fiskale, financiare dhe të energjisë së gjelbër, Fondi Monetar Ndërkombëtar i rekomandon Kosovës që të përmirësojë më tutje politikat fiskale dhe të rrisë investimet publike, të huaja dhe konkurrueshmërinë, të zbatojë politika gjithëpërfshirëse të qeverisjes, të modernizohen rregulloret financiare dhe të përmirësohet përgatitja ndaj krizave.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat