Kosova Postuar më 10 Janar 2025, 19:50

Edhe Kosova me sistem pagesash të shpejta-BQK: Transfertat do të kryhen në pak sekonda. Zbatimi pritet të nisë brenda 2 vitesh

Nga Ledina Elezi

Edhe Kosova me sistem pagesash të shpejta-BQK: Transfertat do të

Njësoj si Shqipëria, edhe Kosova është ndër vendet që pritet të zbatojë së shpejti sistemin e pagesave të shpejta. Në ambientet e Bankës së Italisë është zhvilluar ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit mbi nisjen e projektit për krijimin e sistemit të pagesave të shpejta në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Brenda 18 muajsh parashikohet që të nisë zbatimi i këtij sistemi të ri në Kosovë, fillimisht për pagesa lokale ndërmjet ofruesve të shërbimeve të pagesave, duke mundësuar transfertat nga një llogari në tjetrën brenda disa sekondave, të cilat mund të realizohen përgjatë 24/7, me qëllimin që pas hyrjes në SEPA të mundësojë edhe pagesa ndërkufitare dhe përfundimisht të ndërlidhet me sistemet e pagesave të Bashkimit Evropian.

Banka e Italisë do të jetë ajo që do të ndërtojë një klon të sistemit TIPS për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky konsiderohet projekti më i rëndësishëm infrastrukturor dhe strategjik për Bankën Qendrore të Kosovës.

Guvernatori Ahmet Ismaili zhvilloi gjithashtu edhe një takim dypalësh me Zëvendësguvernatoren e Italisë, ku diskutoi lidhur me një bashkëpunim më të thelluar institucional mes tyre, ecuritë dhe zhvillimet aktuale ekonomike, sektorin financiar, si dhe plane të tjera strategjike. 

Në dhjetor, Banka Qendrore e Kosovës përmbylli edhe paraaplikimin për në Tregun Unik të Pagesave në Euro (SEPA), ndërsa parashikohet që deri në fund të vitit të bëhet pjesë e saj. Qytetarët dhe bizneset do të kursejnë rreth 55 milionë euro nga reduktimi i tarifave për transfertat ndërkombëtare. Këto dy projekte e mbajnë kështu infrastrukturën e pagesave të Kosovës në hap me zhvillimet dhe inovacionet në BE.

 

Sondazh

Poll
Europa 10 Janar Edel Strazimiri

Si mund të financohet riarmatimi europian?!

Kur bëhet fjalë për financimin e riarmatimit europian, BE-ja ka një akt të vështirë balancues për të kryer. Nga njëra anë, financat publike të shumë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat