Dimal Basha zgjidhet Kryetar i Kuvendit të Kosovës - Basha: Fokusi tek zhvillimi ekonomik i vendit dhe një shtet sovran
Pas gjashtë muajve ngërç politik, Kuvendi i Kosovës ka një kryeparlamentar të ri. Deputetët e kanë zgjedhur Dimal Bashën me 73 vota pro, 30 kundër dhe 3 abstenime.
Ky është mandati i tij i tretë si deputet dhe hera e dytë që emri i tij propozohet për kryetar të Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje.
Avni Dehari, Nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës:
"Të nderuar deputetë, pro kanë votuar 73 deputetë, kundër 30 dhe 3 abstenime. Konstatoj se Kuvendi zgjodhi për kryetar të Kuvendit të Republikës së Kosovës deputetin Dimal Basha dhe i urojmë suksese."
Zoti Basha gjatë fjalës së tij në Kuvend shprehu se fokusi i tij do të jetë në zhvillimin e sektorit ekonomik të vendit dhe në një Kosovë sa më të pavarur.
"Ky institucion është zëri i lirë i demokracisë moderne. Republika jonë është ndërtuar mbi sakrifica të panumërta, mbi gjakun dhe mundin. Kemi besimin që do të punojmë fort për të ardhmen e këtij vendi. Duhet të jemi bashkë për kauzat tona si zhvillimi ekonomik dhe mbrojtja e sovranitetit të një Kosove unike."
Basha ka shërbyer më parë në Komisionin për Punë të Jashtme, Komisionin për Legjislacion, Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së dhe Komisionin për Stabilizim-Asociim, duke mbledhur përvojë të konsiderueshme parlamentare.

“E ardhmja e Serbisë, në BE” - Presidenti Vuçiç, i gatshëm për dialog me protestuesit
Serbia dhe qeveria e saj mbeten të përkushtuara ndaj dialogut, pavarësisht refuzimit të protestuesve për të pranuar ofertat për debat publik apo zgjedhje të......

Rimbursimi i TVSH, 130 milionë euro u kthehen bizneseve - 7 mujori/ Vetëm në Qershor u rimbursuan 43 milionë euro
Afro 130 milionë euro u janë kthyer mbrapsht bizneseve në vend në 7 muaj, në formën e TVSH të paguar, përmes procedurës së rimbursimit. E ndarë sipas......

Menaxhimi i aseteve publike nga Korporata e Investimeve - Raporti i Altax: Nevojiten mekanizma të fortë transparence e kontrolli
Për të nxitur një zhvillim ekonomik më të shpejtë, Shqipëria ka vënë në fokus mobilizimin e aseteve publike, me qëllim kapërcimin e kufizimeve financiare. Në......

Shkurtimet buxhetore në Francë, rrezikohet qeveria - Kryeministri Bayrou do të përballet me votëbesim më 8 shtator
Qeveria e pakicës në Francë po përballet gjithnjë e më shumë me mundësinë e rrëzimit muajin e ardhshëm. Tre partitë kryesore të opozitës deklaruan se nuk do......

Shqiptarët, jo më “besnikë” të parasë fizike - BSH: Transaksionet në arkë ranë me 4.2%. Pagesat me kartë, në rritje
Shqiptarët i kanë qëndruar gjithmonë besnikë parasë fizike, ku pagesat me para në dorë kanë mbizotëruar prej vitesh ndaj atyre me kartë. Megjithatë, gjysma e......

Rritje në tregun valutor – Forcohen monedhat kryesore!
Dollari amerikan është blerë këtë mëngjes me 82.7 lekë dhe është shitur me 84 lekë duke regjistruar rritje nga një ditë më parë sipas kursit të këmbimit......

Si u nda “torta” e buxhetit në 7 muaj? - Investimet rriten me 84 milionë euro, bien pagesat sociale
Buxheti i shtetit shpenzoi afro 4 miliardë euro në 7 muajt e parë të 2025-ës, duke shënuar një rritje prej 518 milionë euro në raport me të njëjtën periudhë......

Kush po e zë vendin e europianëve? “Boom” emigrantësh në Shqipëri, të huajt nëntëfishohen në 20 vite
Numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri ka njohur një rritje të fortë përgjatë dy dekadave të fundit. Nga vetëm 2,378 të huaj në vitin 2005, ky numër......