Kosova Postuar më 3 Tetor 2025, 09:44

Diaspora “pasuron” Kosovën - Emigrantët kanë dërguar rreth 930 milionë euro gjatë vitit 2025

Nga Kristi Ceta

Diaspora “pasuron” Kosovën - Emigrantët kanë

Banka Qendrore e Kosovës ka prezantuar statistikat e bilancit të pagesave, remitancave dhe investimeve direkte. BQK njofton se remitancat janë kategoria kryesore në kuadër të të ardhurave dytësore, vlera e të cilave shënoi 785.06 milionë euro deri në korrik 2025. Kjo reflekton një rritje prej 31.27 milionë euro ose 4.15% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.

Ndërsa, sipas vlerësimeve preliminare, remitancat për muajin gusht 2025 ishin rreth 143.4 milionë euro, duke arritur vlerën 928.48 milionë eurove (preliminare) për tetë muajt e parë të vitit 2025.

“Edhe gjatë muajit gusht, prurjet më të mëdha kanë qenë përmes Institucioneve Financiare Jobankare me 41.02%, përmes bankave komerciale me 17.19% dhe burimeve të tjera me 41.79%,” thuhet në njoftim.

Sipas raportit, investimet direkte në Kosovë deri në fund të korrikut 2025 ishin 540.94 milionë euro, me një rritje prej 24.24% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërsa investimet direkte jashtë vendit shënuan vlerën 212.78 milionë euro”, thuhet në raport.

Banka Qendrore ka informuar gjithashtu në lidhje me borxhin e jashtëm bruto, i cili duke përfshinë borxhin publik dhe privat në fund të tremujorit të dytë 2025, arriti vlerën 4.43 miliardë euro. Kjo shifër paraqet zgjerim prej 218.19 milionë eurosh krahasuar me tremujorin paraprak. Kontribuuesi kryesor i rritjes së borxhit të jashtëm në Kosovë ishte sektori privat me 133.13 milionë euro, ndërsa ai publik u rrit me 85.05 milionë.

Pjesa më e madhe e borxhit publik përbëhet nga borxhi i jashtëm i qeverisë, që në fund të tremujorit të dytë ishte 857.81 milionë euro.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat