Kosova Postuar më 9 Shkurt 2025, 21:28

Cilat janë rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Kosovë?

Nga Diamila Leka

Cilat janë rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Kosovë?

Numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, nisi menjëherë sapo u mbyll procesi i votimit. Referuar të dhënave të deritanishme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, deri në orën 20:56 janë numëruar rreth 23.7% e votave.

Por cila është renditja e partive?

Deri në këtë përqindje të numërimit, Lëvizja Vetëvendosje, kryeson me 178054 vota, ose 55.77%. E dyta nga renditja sipas KQZ, është Partia Demokratike e Kosovës, PDK, e cila ka arritur në 81077 vota ose 25.4%.

Për të vijuar me Lidhjen demokratike të Kosovës, LDK, me 28718 vota, ose rreth 9%. E katërta renditet deri më tani, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, AAK, nga ku janë aktualisht rreth 15 964 vota, ose 5%.

Por referuar Exit Poll-eve, Lëvizja Vetëvendosje rezulton forcë e parë nga 37% deri në 40.3% ndërsa PDK forcë e dytë, nga 22% deri në 23%. LDK parti e tretë me rreth 20% ndërsa AAK-Nisma deri në 8%.

Janë 28 subjektet politike me 1.280 kandidatë, të cilët garojnë për të siguruar ulëse në parlamentin 120 vendesh të Kosovës.

Cilat janë rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Kosovë?

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat