BQK mirëpret vlerësimet pozitive të KE-së për stabilitetin e sektorit financiar dhe avancimin e reformave institucionale të saj

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) mirëpret vlerësimet pozitive të Komisionit Evropian për sektorin financiar në Raportin për Kosovën për vitin 2025. Në këtë raport theksohet se sektori financiar i vendit ka ruajtur qëndrueshmëri të lartë, rritje të kapitalizimit dhe avancim të dukshëm në përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian.
Sipas raportit, sektori bankar i Kosovës vazhdoi të zgjerohet me ritme të qëndrueshme, duke ruajtur nivelet e mjaftueshme të kapitalit dhe likuiditetit. Raporti thekson rritjen e kapitalit rregullator të bankave dukshëm mbi minimumin e kërkuar, ndërsa raporti i kredive jo-performuese mbeti në nivelin historikisht të ulët. Raporti vlerëson miratimin e Rregullores për Shtesat Makroprudenciale të Kapitalit dhe të planit për zbatimin e Procesit të Rishikimit dhe Vlerësimit Mbikëqyrës (SREP), në përputhje me udhëzimet e Autoritetit Bankar Evropian (EBA).
Në fushën e pagesave, raporti potencon avancimin e bërë me miratimin e Ligjit për Shërbimet e Pagesave dhe anëtarësimin e BQK-së në Shoqatën Evropiane të Shtëpive të Kliringut Automatik (EACHA), që mundëson bashkëpunim të drejtpërdrejtë me bankat qendrore të vendeve të BE-së për avancimin e pagesave. Raporti thekson gjithashtu rritjen e pagesave elektronike ne numër dhe vlerë gjatë vitit 2024, si dhe zgjerimin e mbulimit të shërbimeve financiare në komunat në veri të Kosovës.
Komisioni Evropian vlerëson rolin aktiv të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në luftën kundër falsifikimit të euros, duke theksuar masat konkrete të ndërmarra për forcimin e mekanizmave të parandalimit dhe zbulimit të monedhave të falsifikuara. BQK ka ndërmarrë hapa për përmirësimin e trajtimit të monedhave euro të falsifikuara dhe për rritjen e bashkëpunimit me institucionet vendore dhe ndërkombëtare në këtë fushë, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.
BQK është vlerësuar pozitivisht edhe për hapat drejt digjitalizimit dhe zhvillimit të financave të qëndrueshme. Aty theksohet miratimi i një plan veprimi për menaxhimin e rreziqeve klimatike dhe mjedisore në sektorin financiar, si dhe është forcuar bashkëpunimi me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore, i cili ka mundësuar rritjen e qasjes në financim për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, duke mbështetur projekte në bujqësi dhe eficiencën e energjisë.
Raporti njeh avancimet në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit përmes miratimit të ligjeve të reja, ai për AML/CFT, ai për Shërbimet e Pagesave dhe ai për Kripto-Asetet, të cilat synojnë harmonizimin me direktivat e katërt dhe të pestë të BE-së. KE-ja ka nënvizuar kalimin e BQK-së nga korniza e mbikëqyrjes së bazuar në pajtueshmëri në një kornizë të mbikëqyrjes së bazuar në rrezik, duke harmonizuar praktikat me standardet ndërkombëtare të FATF dhe BE-së.
Raporti njeh gjithashtu arritjet e BQK-së për forcimin e qeverisjes së brendshme, të cilat përfshijnë përfundimin e riorganizimit të strukturës institucionale, fuqizimin e kornizës së burimeve njerëzore për tërheqjen dhe mbajtjen e profesionistëve, si dhe krijimin e një divizioni të dedikuar për sigurinë kibernetike, të shoqëruar me miratimin e Strategjisë për Siguri Kibernetike 2025-2028.
Derisa raporti njeh avancime të dukshme, ai rekomandon që Kosova të vazhdojë përpjekjet për të avancuar mbledhjen dhe analizën e të dhënave financiare, për të zhvilluar një kornize të plotë për rimëkëmbjen dhe përmbylljen e bankave dhe për të përmirësuar infrastrukturën e tregut financiar.
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar të vazhdojë reformat që forcojnë stabilitetin financiar, qeverisjen institucionale dhe përafrimin e mëtejshëm me acquis të Bashkimit Evropian, në përputhje me objektivat e integrimit evropian të Republikës së Kosovës, derisa shpreh vlerësimin e larte ndaj Komisionit Evropian për bashkëpunimin dhe mbështetjen.
Raporti i plotë i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2025:
https://enlargement.ec.europa.eu/document/download/127563ea-4c03-44a4-b56c-2d569afd86a5_en?filename=kosovo-report-2025.pdf
“Frymëmarrje” për ekonominë e eurozonës - Zgjerohet me ritmin më të shpejtë në më shumë se dy vjet
Ekonomia e eurozonës u zgjerua me ritmin më të shpejtë që nga maji i vitit 2023 në tetor, duke dalë nga modeli i ngadalësuar i rritjes që ishte vërejtur më......
Rama: 100 milionë euro shtesë për pensionistët në 2026-ën, përveç indeksimit
Në një videomesazh, pak minuta nga marrja e progres raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë dhe konferencës për shtyp me ambasadorin e BE-së, Silvio......
Rritet me 5.9% buxheti për turizmin, kulturën dhe sportet/ Qeveria shton fondet për një Shqipëri më të pastër e më turistike
Në buxhetin e ri për vitin 2026, janë rritur fondet për zhvillimin e turizmit, kulturës dhe trashëgimisë, si pjesë e strategjisë për ta bërë Shqipërinë një......
Projektbuxheti 2026 për Shëndetësinë: Rimbursim medikamentesh për mesatarisht 400 mijë pacientë në vit!
Në projektbuxhetin e vitit 2026, buxhetin më të madh e merr Ministria e Shëndetësisë me 820 milionë euro, me një rritje prej 20 milionë euro nga viti i......
Zgjerohet tregtia në Maqedoninë e Veriut - Vendi ka tregtuar më shumë me Gjermaninë, Britaninë dhe Kinën
Gjatë periudhës janar – shtator 2025, vlera totale e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut arriti 5.978,9 milionë euro, duke shënuar një......
Qeveria rrit buxhetin për bashkitë - 47.3 miliardë lekë transferta. E “pakushtëzuara” kapërcen me 6.5%
Bashkitë do të kenë një buxhet afro 9% më të lartë se buxheti i pritshëm vendor për vitin 2025. Transferta e pakushtëzuar e përgjithshme dhe sektoriale......
Gonzato: Shqipëria angazhim të fortë politik për integrimin, të përshpejtohet ritmi i reformave
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato i dorëzoi sot Kryeministrit Edi Rama, progresraportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë, i......
“Paga minimale 500 euro nga 1 janari 2026”/ Rama: Subvencionim i kostove për sektorin privat 9 muajt e parë
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, nga 1 janari 2026 paga minimale do të jetë 500 euro. Në një videomesazh, Rama u shpreh se paga minimale do të rritet......





