BQK, me kornizën e parë për Kripto-Asetet - “Nis procesin drejt rregullimit gradual dhe transparencës”
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka miratuar Rregulloren për Licencimin e Operatorëve të Shërbimeve të Kripto-Aseteve. Hartimi i kësaj Rregulloreje është zhvilluar në konsultim me autoritetet përgjegjëse këtij Ligji dhe në bashkëpunim të ngushtë me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), që kanë kontribuar në këtë proces.
Rregullorja vendos themelet për krijimin e një tregu të rregulluar dhe transparent të kripto-aseteve në Kosovë. Kjo shënon hapin e parë drejt licencimit të operatorëve të kripto-aseteve në vend, ndërsa do të pasohet nga zhvillime të tjera rregullative e mbikëqyrëse në kuadrin e një qasjeje graduale të mbështetur nga asistenca teknike e FMN-së, në përputhje me strategjinë e BQK-së për zhvillimin e qëndrueshëm të këtij sektori.
Rregullorja përcakton kërkesat ligjore, rregullative dhe procedurale për licencimin dhe funksionimin e operatorëve të këmbimit të kripto-aseteve. Gjithashtu, përcaktohen kriteret për aplikim, marrjen dhe mirëmbajtjen e licencës, qeverisjen korporative, kërkesat për kapital, ruajtjen e fondeve të klientëve, detyrimin për të vepruar me ndershmëri dhe profesionalizëm, shpalosje dhe transparencë, masat kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, masat korrigjuese dhe administrative dhe aspekte tjera të rëndësishme.
Duke qenë një fushë e re e rregullimit, BQK do të organizojë një konferencë për të prezantuar kornizën ligjore të miratuar, si dhe qasjen rregullatore lidhur me kripto-asetet, ku palët e interesuara do të informohen në mënyrë më të detajuar mbi këto zhvillime.
Në njoftimin për mediat, BQK thekson se mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të kornizës ligjore dhe mbikëqyrëse, ruajtjes së stabilitetit financiar si dhe nxitjes së zhvillimit të një tregu të qëndrueshëm të kripto-aseteve në Kosovë duke reflektuar qasje të kujdesshme në pajtim me praktikat më të mira evropiane.

“Mali i Zi duhet të frenojë deficitin buxhetor” - FMN: Rrezikon të arrijë mbi 4% të PBB-së deri në vitin 2030
Mali i Zi duhet të ndërmarrë hapa për të frenuar kostot dhe për të rritur të ardhurat në mënyrë që të përballet me deficitin buxhetor që po zgjerohet,......

Lirohen pikat e grumbullimit të mjeteve - Ministrja Koçiu, në Kurbin: Hapësira i kthehet qytetarëve. Ka 24 të tilla në gjithë vendin
Në kuadër të aksionit për lirimin e hapësirave publike, tashmë ka filluar edhe puna për pastrimin e pikave të grumbullimit të automjeteve, për t'i rikthyer......

Pasojat e tarifës 100,000 USD për vizat H-1B - India, vendi më i prekur nga vendimi i Trump. Kompanitë kërkojnë lehtësime
“Nëse diplomohesh në një kolegj, mendoj se duhet të marrësh automatikisht si pjesë të diplomës tënde, edhe “kartën jeshile” apo ‘green card’, që do të thotë......

Zbulohet “superushqimi” për bletët - Rrit shkallën e lindjeve, pritet ti japë fund rënies alarmante të popullatës
Një studim i udhëhequr nga Universiteti i Oksfordit ka zhvilluar një suplement ushqimor të modifikuar, që mund të ndihmojë në parandalimin e rënies alarmante......

Rama: Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s!
Kryeministri Edi Rama publikoi sot vendimin e njoftuar gjatë Kongresit Botëror mbi Rezervat e Biosferës në Kinë ku Lumi Vjosa u përfshi zyrtarisht në......

"Kurseni para’ për kohën e krizës" - BQE: Familjeve duhet të mbajnë cash në shtëpi për raste urgjente
Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka theksuar rëndësinë e parave të gatshme si një mjet për përgatitjen kombëtare për kriza, duke u kërkuar familjeve të mbajnë......

Zvicra, shteti i dytë më i pasur në botë - Me të ardhura për frymë rreth 270,000 euro, renditet pas SHBA-së
Popullsia globale është pasuruar gjatë vitit 2024, ndërsa Zvicra ka mbetur vendi i dytë më i pasur në botë për nga pasuria neto për frymë. Sipas raportit të......

Në “lupë” ndërtimet me fonde publike - Muçaj: Të jenë subjekte shembullore, do të penalizohen për leje zhvillimore
Inspektorati Shtetëror i Punës ka vendosur në fokus sektorin e ndërtimit, duke nisur një fushatë të thelluar inspektimesh në të gjitha projektet që......