Kosova Postuar më 17 Shtator 2025, 16:48

BQK lançon Platformën për Krahasimin e Produkteve Financiare. Transparencë më e madhe për qytetarët

Nga SCAN TV

BQK lançon Platformën për Krahasimin e Produkteve Financiare.

 

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka lansuar zyrtarisht Platformën për Krahasimin e Produkteve dhe Shërbimeve Financiare, një instrument i ri që synon të rrisë transparencën, të fuqizojë qytetarët në vendimmarrje dhe të forcojë besueshmërinë në sektorin financiar.

Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, e cilësoi këtë hap si një avancim konkret drejt fuqizimit të konsumatorëve, duke u dhënë atyre mundësinë të zgjedhin produktet që u përshtaten më së miri nevojave të tyre.

Platforma përfshin të dhëna nga 50 institucione financiare, mes tyre banka, kompani sigurimesh dhe institucione mikrofinanciare. Ajo mbulon 17 kategori produktesh, të ndara në 60 nënprodukte dhe mbi 200 ndarje të detajuara, me më shumë se 10 mijë informacione për krahasim.

Në ceremoninë e lansimit morën pjesë edhe Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, si dhe përfaqësuesja e Fondit Evropian për Evropën Juglindore, Venera Hoxha, të cilët e përshëndetën nismën.

Platforma është e aksesueshme në shqip, serbisht dhe anglisht përmes faqes zyrtare të BQK-së ose direkt nga linku krahaso.bqk-kos.org

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat