Kosova Postuar më 26 Shtator 2025, 09:39

BQK forcon kornizën rregullatore - Për Menaxhimin e Rreziqeve Kibernetike të institucioneve financiare

Nga Dorian Koça

BQK forcon kornizën rregullatore - Për Menaxhimin e Rreziqeve

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka miratuar Rregulloren për Sistemet e Informacionit dhe Menaxhimin e Rrezikut Kibernetik, e cila vendos një kornizë gjithëpërfshirëse për forcimin e sigurisë digjitale dhe qëndrueshmërisë operacionale në sektorin financiar.

Ky hap pasqyron realitetin e transformimit digjital të sektorit financiar, ku teknologjitë e reja dhe përdorimi inovativ i atyre ekzistuese rrisin efikasitetin operativ dhe cilësinë e shërbimeve për konsumatorët. Megjithatë, digjitalizimi sjell edhe ekspozim më të madh ndaj rreziqeve teknologjike dhe kibernetike, të cilat po bëhen gjithnjë e më të sofistikuara dhe mund të ekspozojnë ndaj rrezikut ekosistemin financiar.

Hartimi i Rregullores është mbështetur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe është ndërtuar mbi vlerësimet e industrisë dhe rezultatet e mbi dhjetëra ekzaminimeve të realizuara në vitet e fundit.

Rregullorja kërkon që institucionet financiare të adoptojnë praktika të forta dhe të qëndrueshme për menaxhimin e teknologjisë dhe rrezikut kibernetik, me standarde të detyrueshme për institucionet financiare, duke respektuar parimin e proporcionalitetit sipas veprimtarisë, madhësisë, kompleksitetit dhe profilit të rrezikut të tyre.

Rregullorja lejon përdorimin e teknologjive më të avancuara të nevojshme sipas kompleksitetit dhe shkallës së operacioneve të institucioneve financiare, të cilat do të jenë në fokusin dhe vlerësimin e BQK-së përmes procesit mbikëqyrës, duke forcuar bazën për mbikëqyrje efektive derisa përgatit industrinë për sfidat e transformimit digjital.

Përmes kësaj rregulloreje, BQK ofron një kornizë të qartë për institucionet financiare, duke i ndihmuar ato të adoptojnë praktika të sigurta dhe të qëndrueshme që mbrojnë jo vetëm infrastrukturën teknologjike, por edhe stabilitetin e përgjithshëm financiar dhe besimin e publikut dhe mbrojtjen e interesave të konsumatorëve.

Shqipëria 26 Shtator Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat e huaja?

Dollari amerikan e ka mbyllur javën pozitivisht duke regjistruar rritje nga dita e djeshme teksa është blerë këtë të premte me 82.4 lekë dhe është shitur me......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat