Bllokimi i buxhetit në Kosovë - Sindikatat paralajmërojnë pasoja të rënda për punonjësit, pensionistët

Sindikatat e punëtorëve të sektorit publik kanë paralajmëruar pasoja të rënda për punëtorët dhe qytetarët nëse partitë politike nuk arrijnë një marrëveshje për miratim të buxhetit për vitin e ardhshëm ose zgjatjen e buxhetit për tre muajt e parë të vitit.
Mosprocedimi i ligjit për buxhetin e vitit 2026, krahas 100 mijë të punësuarve në institucionet publike, lë pa të ardhura 210 mijë pensionistë, mbi 16 mijë përfitues të skemave sociale, 21 mijë persona me aftësi të kufizuara, 37 mijë veteranë e mbi 12 mijë familje të dëshmorëve dhe invalidëve.
Mundësia e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme pa miratim të buxhetit për 2026 ka rritur frikën te punonjësit e sektorit publik. Përfaqësuesit e sindikatave të sektorëve kyç të vendit, shëndetësisë, arsimit, administratës publike dhe policisë thonë se në rast të bllokimit institucional, mund të cenohet funksionimi i shërbimeve bazike.
Pacientët rrezikojnë të mbeten pa barna esenciale, ndërsa rreth 14 mijë punonjës të sektorit të shëndetësisë të mbesin pa paga. “Sektori i shëndetësisë është më i godituri, pasi mund të mbetet pa financim të rregullt të barnave, dhe spitalet mund të përballen me mungesë të materialeve,” shprehen përfaqësuesit e këtij sektori.
Gjithashtu, pasojat do të ishin të ndjeshme edhe mbi 30 mijë punëtorë të arsimit, të cilët e kanë pagën si të vetmin burim jetese. Në mungesë të miratimit të buxhetit vihen në rrezik edhe pagesat e mbi 11 mijë policëve.
Partitë politike nuk kanë dhënë sinjale për arritjen e një marrëveshjeje që do të shtyjë përpara miratimin e buxhetit për 2026 apo zgjatjen e afatit për tre muaj të buxhetit aktual.
Në dallim nga ditët e tjera, Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur gatishmëri për të miratuar vazhdimin e buxhetit, nëse vendi shkon në zgjedhje. Ndërsa nga Lëvizja Vetëvendosje kanë ofruar zgjidhje për të shmangur bllokimin e buxhetit, duke propozuar Glauk Konjufcën si kandidat për kryeministër.
Bujqësia merr 16.5 milionë euro më shumë - Si shpërndahen paratë? Rriten fondet për prodhimin, ujitjen dhe sigurinë ushqimore
Rreth 16.2 miliardë lekë apo rreth 168 milionë euro do të shpenzohen për sektorin bujqësor gjatë viti 2026. Buxheti për bujqësinë është rritur me 1.6......
“Ecuri pozitive e rritjes ekonomike” - Guvernatori Sejko në takimin e Kërkimeve Ekonomike për Evropën Juglindore
“Të dhënat makroekonomike në vend tregojnë për një ecuri pozitive të rritjes ekonomike, shoqëruar me një klimë të favorshme për zhvillim ekonomik afatgjatë,......
SHBA pezullon 10% të fluturimeve në 40 aeroporte - Shkak, mbyllja më e gjatë në historinë e qeverisë amerikane
Sekretari i Transportit i Shteteve të Bashkuara, Sean Duffy, deklaroi se do të urdhërojë reduktimin me 10% të fluturimeve në 40 aeroportet kryesore amerikane......
Dobësohen Dollari dhe Franga – Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan ka pësuar një zbritje të lehtë të vlerës pasi e nisi javën pozitivisht duke u blerë sot në raport me ditën e djeshme me 83.4 lekë dhe duke u......
Rritje ekonomike 3.5% deri në vitin 2028 - Banka Qendrore e Maqedonisë së Veriut publikon projeksionet
Projeksionet më të fundit të Bankës Popullore tregojnë se ekonomia e Maqedonisë së Veriut do të ketë një rritje solide gjatë periudhës 2025-2028, me Prodhim......
BE “zbut” objektivat klimatikë - Ministrat arrijnë marrëveshje për të reduktuar emetimet me 85% deri në 2040
Ministrat e mjedisit të Bashkimit Evropian arritën një marrëveshje që zbut objektivin e propozuar për vitin 2040 për reduktimin e emetimeve. Ata gjithashtu......
Ukraina “ndërpret” lidhjet me Moskën - Zëvendëson monedhën kombëtare “kopek” me valutën ukrainase
Ukraina planifikon të zëvendësojë monedhën e vogël kopek për të hequr një simbol të mbetur nga dominimi i dikurshëm i Moskës. Guvernatori i Bankës Qendrore,......
Qeveria miraton vendime për inspektimin e peshkimit, prodhimin e armëve dhe aderimin në Traktatin e Marrakeshit
Agjencia për Media dhe Informim njofton se Këshilli i Ministrave ka miratuar sot disa vendime dhe projektligje të rëndësishme në mbledhjen e tij të......





