Kosova Postuar më 22 Gusht 2026, 09:50

Biznesi në Kosovë regjistron punëtorët në Sistemin EDI/ 31 Tetor 2026, afati i fundit për përmbushjen e këtij detyrimi

Nga Alida Lula

Biznesi në Kosovë regjistron punëtorët në Sistemin EDI/

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar të gjithë punëdhënësit që kanë punëtorë në marrëdhënie pune, se duhet të sigurohen që të dhënat e punëtorëve të tyre janë të regjistruara në Sistemin Elektronik EDI.

Sipas njoftimit të tatimeve, regjistrimi duhet të bëhet për secilin punëtor ekzistues, deri më 31 tetor 2026.

Tatimet kërkojnë që të dhënat e regjistruara të jenë të sakta, të plota dhe në përputhje me gjendjen faktike të punësimit.

Punëdhënësit duhet që brenda afatit të përcaktuar, të verifikojnë, plotësojnë ose përditësojnë të dhënat e punëtorëve në Sistemin Elektronik EDI.

Administrata Tatimore e Kosovës, ju bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të mos e neglizhojnë dhe ta lënë këtë proces për ditët e fundit, si dhe të sigurohen se të dhënat e punonjësve janë të regjistruara saktë dhe në përputhje me gjendjen reale të punësimit.

Formulari përmban, ndër të tjera, të dhëna lidhur me:

datën e fillimit të punës;
datën e ndërprerjes së punësimit, sipas rastit;
orarin e punës, të plotë apo të pjesshëm;
nivelin e shkollimit;
profesionin;
pozitën e punës;
si dhe të dhëna të tjera të kërkuara në formular.
Mosplotësimi dhe mosdeklarimi i të dhënave për punëtorët, si dhe mosrespektimi i detyrimeve të përcaktuara me legjislacionin tatimor, mund të jetë subjekt i veprimeve dhe masave të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat