Biznesi i Kosovës mirëpret fundin e “bllokadës” nga BE - “Heqja e masave financiare zhvillim pozitiv për ekonominë”

Lidhja e Bizneseve të Kosovës e ka vlerësuar si një lajm shumë pozitiv vendimin e Komisionit Evropian për heqjen e masave financiare ndaj Kosovës. Sipas tyre, ky vendim paraqet një zhvillim të rëndësishëm dhe inkurajues për ekonominë e vendit, duke hapur rrugë për më shumë mundësi financiare dhe bashkëpunim ndërkombëtar.
Masat, të cilat ishin në fuqi për një periudhë të caktuar, konsiderohen se kishin ndikuar negativisht në sektorin e biznesit, duke kufizuar qasjen në fonde dhe duke penguar realizimin e projekteve zhvillimore.
Heqja e tyre, sipas Lidhjes së Bizneseve, pritet të përmirësojë klimën e investimeve, të lehtësojë bashkëpunimin ekonomik me partnerët ndërkombëtarë dhe të ndikojë në rritjen ekonomike të Kosovës. Lidhja ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të reformave dhe forcimit të partneritetit me institucionet evropiane, me qëllim të sigurimit të zhvillimit të qëndrueshëm dhe integrimit në tregjet e Bashkimit Evropian.
Një ditë më parë Komisioni Evropian ka konfirmuar se janë hequr të gjitha masat financiare ndaj Kosovës. Kjo u bë e ditur gjatë debatit për raportin për Kosovën që u zhvillua në Parlamentin Evropian. Gjatë debatit u shpreh keqardhje për vitin e humbur në Kosovë për shkak të ngërçit politik që përshkoi tërë vitin 2025.
Haqja e masave erdhi pak ditë pasi në Prishtinë u arrit edhe një marrëveshje për Ligjin për të Huajt. Zyrtarët nga shërbimi i jashtëm europian thanë se “Ne i mirëpresim hapat e ndërmarrë nga Kosova në lidhje me ruajtjen e sundimit të ligjit. Kjo do t’u mundësojë serbëve të Kosovës të vazhdojnë të banojnë, studiojnë dhe punojnë në Kosovë ligjërisht, sipas ligjit të Kosovës”. Marrëveshja, sipas përfaqësuesve evropianë, është dëshmi se dialogu po sjell rezultate.
Punësimi 2025, bizneset paguan 64 milion lekë gjoba - Inspektoriati i Punës shton kontrollet, 28% më shumë penalizime
Raporti i Inspektoriatit Shtetëror të Punës për vitin 2025 pasqyron një rritje të ndjeshme të kontrolleve dhe masave ndëshkuese, duke reflektuar një fokus më......
Bastet sportive online nën kontroll më të rreptë - Standarde të reja, detyrim identifikimi për lojtarët
Bastet sportive online nuk do të mund të luhen nëse nuk hyni në sistem me kartë identiteti. Në Fletoren Zyrtare janë përcaktuar standardet teknike për......
Ndryshimet në çmimet e apartamenteve në Shqipëri/ Qytetet bregdetare dhe Tirana kryesojnë, Durrësi destinacion investimi
Tregu imobiliar në Shqipëri paraqet një panoramë të larmishme çmimesh, ku vlera e pronave ndryshon ndjeshëm në varësi të qytetit, pozicionit gjeografik dhe......
Skemat e reja të kreditimit për bizneset - Aksesi në financë u rrit në 2025, por jo mbështetja për gratë sipërmarrëse
Aksesi në financë për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme rezulton të jetë përmirësuar gjatë 2025, megjithatë përthithja dhe vlera e produkteve kushtuar......
Karburantet ndryshuan drejtim, bien importet - Janar-shkurt 2025/ U importua më pak kafe dhe birrë, rritet duhani
Viti 2026 ka nisur me rënie të sasisë së karburantit të importuar dhe që ka shkuar për konsum. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave, tregojnë se për......
Taks Forca kontrolle në pikat e karburanteve - Në Korçë dhe Pogradec janë gjetur shkelje me dokumentacionin
Task Forca e ngritur për kontrollin e pikave me shumicë dhe pakicë të karburanteve po ushtron inspektim në të gjithë territorin e vendit. Në kuadër të......
Sigurimi i ushqimit, mes luftës dhe ndryshimit të klimës - Studimi: Sa të qëndrueshme janë sistemet ushqimore evropiane?
Ndërsa sfidat globale të ushqimit shtohen, edhe kombet më rezistente po duken të cenueshme, ndërsa bota nxiton të ushqejë një numër prej 10 miliardë......
Kursi i këmbimit/ Paqëndrueshmëri për Dollarin amerikan. Forcohet Paundi britanik
Dollari amerikan e ka nisur ditën në paqëndrueshmëri duke regjistruar luhatje të kuotës nga dita e djeshme teksa është blerë këtë mëngjes me 82.8 lekë dhe......


