Kosova Postuar më 15 Dhjetor 2025, 09:44

Bankat në Kosovë rrisin tarifat e shërbimeve - Deri në 100%, ndonëse realizuan fitime rekord

Nga Kristi Ceta

Bankat në Kosovë rrisin tarifat e shërbimeve - Deri në 100%,

Një pjesë e bankave tregtare në Kosovë këtë vit kanë shtrenjtuar disa prej shërbimeve për klientët e tyre. Ngritje kanë pasur edhe tarifat për tërheqje të parave në degë, mirëmbajtje të kartelës dhe aplikacionit e-banking.

Kjo rritje po ndodh disa muaj pasi bankat realizuan fitime rekorde në Kosovë. Të dhënat e Bankës Qendrore tregojnë se sektori bankar ka mbyllur vitin 2024 me një fitim neto prej 182.1 milionë euro, më i larti i regjistruar ndonjëherë në vend. Ndërkaq, nga janari deri në shtator të këtij viti fitimi neto i bankave komerciale ishte 137.2 milionë euro.

Për tërheqjet cash në degë deri në vlerën e 10 eurove qytetarët deri në këtë muaj kanë paguar 2 euro. Ky shërbim nga nëntori në një nga bankat në vend atyre iu është shtrenjtuar për 100%, në 4 euro.

Mirëmbajtja mujore për ‘e-banking’ individë, vitin e kaluar ishte falas. Sivjet do të jetë 0.50 cent. Mirëmbajtja vjetore e kartelës ‘Visa’ dhe ‘Master’ nga 15 euro është ngritur në 18 nga kjo bankë.

Ndërkaq një bankë tjetër nga 10 cent ka ngritur tarifën në 0.20 centë për njoftime SMS për blerje ‘online’ dhe merrni SMS me kod verifikimi.

Sipas BQK-së, tarifat përcaktohen nga ana e bankave të cilat janë të detyruara që t’i shpalosin ato në mënyrë transparente dhe t’i njoftojnë klientët e tyre. Pas një analize krahasuese të bërë mes bankave komerciale në Kosovë e në rajon, del se një pjesë e shërbimeve bankare në vend kanë tarifa më të larta se ato në rajon. Ndryshimet në tarifa kanë ngritur shqetësime te bizneset.

Bankat tregtare në vend kanë të drejtë të rrisin tarifat e shërbimeve nën kushtet kur ndryshojnë kostot e ofrimit të shërbimeve, kur ato bëjnë investime ose kur shërbimet nuk janë standarde. Megjithatë, këto tarifa duhet të jetë transparente.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat