Kosova Postuar më 10 Shkurt 2025, 10:08

Albin Kurti fiton zgjedhjet në Kosovë - Por, rezultati “imponon” formimin e një koalicioni qeverisës

Nga Kristi Ceta

Albin Kurti fiton zgjedhjet në Kosovë - Por, rezultati

Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga Albin Kurti, u rendit e para në zgjedhjet parlamentare të së dielës në Kosovë, por me shumë gjasa i duhet të negociojë për një koalicion me partitë e tjera për të formuar qeverinë e ardhshme në mandatin katërvjeçar.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që numëroi rreth 90% të votave, Lëvizja Vetëvendosje me kandidatin për kryeministër Albin Kurti, fitoi 41.13 për qind të votave e pasuar nga Partia Demokratike me 22.04 për qind, Lidhja Demokratike me 17.67 për qind dhe koalicioni i mbledhur rreth Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me 7.64 për qind. Lista Serbe ka fituar 4 për qind, që nënkupton shumicën e votave të komunitetit serb në garë me pesë subjekte të tjera politike.

Rezultati përfundimtar i votimeve do të përcaktojë përbërjen e re të Kuvendit me 120 vende. Komunitetet e pakicës kanë 20 ulëse të garantuara në Parlamentin e Kosovës. Dhjetë prej tyre janë për komunitetin serb.

Bazuar në këto rezultate, sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje, ndonëse është fituese e zgjedhjeve, nuk do të mund të qeverisë e vetme, sikurse në mandatin e kaluar.

“Nëse Lëvizja Vetëvendosje vendos që ta bëjë Qeverinë vetëm me pakicat, atëherë kjo do të jetë një qeveri jashtëzakonisht e pqaqëndrueshme, pasi me vështirësi do t’i arrijë 61 vota. Gjithashtu, mund të ketë probleme me Listën Serbe”, theksojnë analistët politikë.

Lëvizja Vetëvendosje gjatë fushatës zgjedhore ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni paszgjedhor me partitë e deritashme opozitare. Një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje e kanë përjashtuar edhe dy partitë e tjera, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës, e cila sipas rezultateve preliminare renditet e dyta, nuk ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni pas zgjedhjeve.



Sondazh

Poll
Shqipëria 10 Shkurt Edel Strazimiri

Java nis pozitivisht për valutat kryesore!

Dollari amerikan e ka nisur javën në rritje duke u blerë sot me 95.3 lekë dhe duke u shitur me 96.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Në raport me javën......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat