904 mijë euro për energjinë, 15 projekte të rëndësishme/ Ministrat në detyrë, Murati e Durmishi: Prekin sektorët kyç në Kosovë
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka miratuar 904 mijë euro nga Pako për përballimin e krizës energjetike, pasi më parë kishte pranuar nga Bashkimi Evropian për ta përmbyllur me sukses disbursimin e fondeve në kuadër të Pakos së Mbështetjes Energjetike. Ndërkohë, në mbledhjen e 269-të, janë marrë 15 vendime që prekin sektorë kyç si infrastruktura rrugore dhe energjia dhe 23 vendime për zhvillimin e komunave. Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, thotë se këto vendime nuk lidhen me fushatën elektorale.
“Mbledhja e qeverisë bëhet sepse qeveria është në detyre. Kjo nuk ka të bëjë me fushatë, këto janë vendime që hapin rrugën për shumë projekte infrastrukturore. Nuk shoh se pse kjo duhet të ndërlidhet. Kjo mund të lidhet me komunat, po ne si qeveri vazhdojmë punën tonë” - tha Murati në konferencën për media mbledhjes së Qeverisë.
Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se janë marrë një numër i madh vendimesh që lidhen me projekte të rëndësishme për vendin.
“Është vendimi për shqyrtimin e mëtejshëm të kërkesës për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i Projektit ‘Ndërtimi i Rrugës Korishë-Kabash-Lidhja me Rrugën Rajonale R118’’- tha ministri Durmishi.

Çfarë është “bujqësia me kontratë”?/ Ndryshon modeli në Shqipëri, fuqizohen kooperativat
Sektori bujqësor pritet të ketë një transformim të modelit se si funksionon në Shqipëri, me synim që të fuqizohet dhe të rritet pesha e tij në Prodhimin......

TTW: Shqipëria, “perla” e re e Mesdheut/ Trashëgimia dhe natyra shqiptare, “magnet” për turistët
Shqipëria po ndërmerr hapa konkretë drejt një vizioni ambicioz për zhvillimin e turizmit, me synimin për ta kthyer vendin në një nga destinacionet më......

Femrat sipërmarrëse, 9.8 mld lekë kredi në 2024 / AAB: Kontribut në zhvillimin ekonomik. Rritet edhe mbështetja e bankave
Bankat tregtare po ofrojnë më tepër mbështetje për vajzat dhe gratë që drejtojnë një biznes të vogël apo të mesëm. Të dhënat më të fundit nga Shoqata......

Planet për furnizim 24 orë me ujë/ Deri në 2029-ën, 100% e zonave urbane dhe 80% e fshatrave
Furnizim 24 orë me ujë të pijshëm në 100% të zonave urbane dhe mbi 80% të zonave rurale, deri në vitin 2030”. Ky është një prej objektivave të vendosur në......

Në fund të 2026-ës përfundon regjistrimi digjital i pronave / 106 zona kadastrale, nga Elbasani deri në Malësi të Madhe
Agjencia Shtetërore e Kadastrës vijon regjistrimin digjital të pronave, duke shënuar një hap të rëndësishëm në realizimin e projektit kombëtar për......

Zbret poshtë 97 lekëve, kur rritet euro?/ Fundi i sezonit turistik nuk e forcon monedhën europiane
Euro ka vijuar që të humbase pikë kundrejt monedhës kombëtare. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro u këmbehe në fundjavë me 96.91 lekë .......

Evis Sala prezantohet si ministre e Shëndetësisë/ Rama: Planifikohet hapja e një universiteti të ri në Fier
Kryeministri Edi Rama nga ambientet e QSUNT, prezantoi këtë të shtunë ministren e re të shëndetësisë, Evis Sala. Në fjalën e tij, Rama vlerësoi figurën e......

S&P rikonfirmon vlerësimin e Shqipërisë në "BB"/ Turizmi do të vijojë të mbetet shtyllë kryesore e rritjes
Agjencia e vlerësimit të kreditit "Standard & Poor's Global Ratings", në raportin e saj më të fundit të publikuar më 19 Shtator 2025, ka rikonfirmuar......