291,6 mln euro remitanca në tre muaj - Rriten dërgesat e emigrantëve në Kosovë
Dërgesat e emigrantëve në Kosovë gjatë tre muajve të parë të këtij viti kanë arritur 291,65 milionë euro. Sipas të dhënave zyrtare nga Banka Qendrore e Kosovës, pjesa më e madhe e remitancave, ose 66.08% e tyre, kanë ardhur përmes institucioneve financiare jobanka, nga bankat tregtare (13.04%), si dhe kanale të tjera (20.87%).
Dërgesat e emigrantëve në Kosovë vijnë kryesisht nga Gjermania, me 39,6% të totalit, Zvicra me 17,1% dhe SHBA me 8,1% të totalit.
Ndërkohë, referuar statistikave të Bilancit të Pagesave për dy muajt e parë të vitit, vërehet se bilanci tregtar i mallrave deri në fund të muajit shkurt shënoi deficit prej 791.50 milionë euro, në rritje prej 21.48% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Eksportet e mallrave arritën vlerën 129.88 milionë euro, duke shënuar rënie prej 1.01%, ndërsa importi arriti në 921.38 milionë euro, që përfaqëson rritje prej 17.71% krahasuar me dy muajt e parë të vitit 2024.
Sa i përket investimeve direkte në Kosovë, gjatë dy muajve të parë të vitit arritën në 161.57 milionë euro, vlerë pothuajse e njëjtë krahasuar me vitin e kaluar. Sektori i pasurive të paluajtshme ka regjistruar një rekord prej 113,4 milionë euro, ndjekur nga aktivitetet financiare dhe të sigurimit me 19,8 milionë euro dhe tregtia me shumicë dhe pakice me 9,2 milionë euro.
Nga ana tjetër, investimet direkte jashtë Kosovës shënuan vlerën 34.97 milionë euro, në rritje prej 28.64% kundrejt vitit të kaluar.
Sondazh

Dobësohen ndjeshëm Euro dhe Paundi – Rikuperon Dollari amerikan!
Dollari amerikan ka rikuperuar disi pikë këtë mëngjes pas një rënieje të vazhdueshme që ka pësuar prej disa kohësh tashmë teksa është blerë sot me 86 lekë......

Grekët nuk “njohin” ditë pushimi - 1/3 e punonjësve punojnë shtatë ditë në javë
Grekët janë kampionët e punës gjatë fundjavave në Evropë. Të dhënat e Eurostat tregojnë se një në tre punonjës grekë (32.3%) punon shtatë ditë në javë, ose......

Energjia e rinovueshme, cilat vende kryesojnë renditjen? - Kina, lider dominues i sektorit. Gjermania udhëheq Evropën
Pas ndërprerjes së energjisë elektrike të 28 prillit në Spanjë dhe Portugali, për të cilën disa kritikë fajësuan energjinë e pastër, veçanërisht të......

Emigrantët, sa kursejnë me transfertat SEPA? - Tafa: Në shumë raste, kostoja do të jetë thuajse zero
Shqipëria ishte vendi i parë në rajon që aplikoi për t'u bërë pjesë e Zonës së Vetme të Pagesave në Euro (SEPA) dhe vendi i parë që u anëtarësua bashkë me......

SHBA, Temu ndalon dërgesat nga Kina - Eleminimi i rregullit “de minimis” ndryshon strategjinë e platformës
Shitësi kinez me çmime të ulëta Temu ndryshoi modelin e tij të biznesit në SHBA, ndërsa rregullat e reja të administratës Trump për dërgesat me vlerë të ulët......

“Shqipëria ka lënë pas rajonin” - Rama: Jemi vendi me rritjen më të lartë të PBB-së në Ballkan
Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një takimi me banorët e qytetit të Korçës, ka ndarë disa nga arritjet kryesore të......

“Vetëm 100 ditë për të transformuar Shqipërinë!” - Berisha, në takimin përmbyllës të fushatës elektorale për ''PD-ASHM'' në Burrel
Gjatë takimit përmbyllës të fushatës elektorale për ''PD-ASHM'' në Burrel, Sali Berisha ka kërkuar nga çdo shqiptar vetëm 100 ditë për të transformuar......

Rritje e sigurisë kibernetike në energji - ERE ndryshon rregullat, detyrime për standardin ISO brenda 18 muajsh
Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar ndryshimet në rregulloren për sigurinë kibernetike të infrastrukturave kritike të sektorit energjetik. Ndryshimet......