Italia, projektligj për reduktimin e orarit të punës- Nga 40 në 32 orë në javë, propozimi përfshin ulje kostosh për punëdhënësit
Italia po diskuton një projektligj që parashikon reduktimin e orarit të punës nga 40 në 32 orë në javë, duke ruajtur të njëjtën pagë. Kjo përfshin dhe mundësinë e grupimit të orëve të punës në 4 ditë jave.
Propozimi i opozitës parashikon që në tridhjetë e gjashtë muajt pas hyrjes në fuqi të ligjit, punëdhënësve privatë, me përjashtim të sektorit bujqësor dhe punëve nga shtëpia, t'u jepet një ulje 30% nga pagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore. Për punëdhënësit privatë të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, përjashtimi rritet në 50 për qind. Për punë veçanërisht të sforcuara dhe të rënda, përjashtimi nga kontributet njihet në masën 60%. Lista përfshin punëtorë në industrinë e minierave, ndërtimit dhe mirëmbajtjes së ndërtesave, drejtues të vinçave ose makinerive shpuese të lëvizshme në ndërtim, drejtues treni e shumë pozicione të tjera.
Debati në Itali është rindezur pasi Spanja ndërmori masa të ngjashme kohët e fundit, duke shkurtuar javën e punës. Aktualisht në Itali, vetëm disa kompani të mëdha si Intesa Sanpaolo, Lamborghini dhe Luxottica ofrojnë mundësinë e shpërndarjes së orëve të punës në katër ditë. Përvojat ndërkombëtare tregojnë se reduktimi i orëve të punës mund të sjellë përfitime të rëndësishme, si rritje të produktivitetit, ekuilibër më të mirë punë-jetë dhe ulje të stresit.
Në të gjithë sektorët ku kontratat me 32 orë kanë prekur të paktën 20% të punëtorëve, ripërcaktimi i orarit normal të punës do të zbatohet me jo më pak se 10 për qind.
Kostot janë llogaritur në 50 milionë euro për vitin 2024 dhe 275 milionë euro për secilin nga vitet 2025 dhe 2026, që do të mbulohen nëpërmjet reduktimit përkatës të Fondit të Aftësive të Reja.
Sondazh

Banka Botërore i jep 120 milionë dollarë Shqipërisë- Mbështetje për reformat. Tre sektorët që përfitojnë
Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore miratoi Programin e Dytë të Politikave për Qëndrueshmëri dhe Zhvillim të Gjelbër (DPL), me një financim prej......

Google konsumoi rreth 23 mld litra ujë në 2024- Burimet ujore u përdorën për qendrat e të dhënave të kompanisë
Qendrat e të dhënave të Google në mbarë botën konsumuan 22.7 miliardë litra ujë në vitin 2024. "Raporti i Mjedisit" i kompanisë tregoi një rritje vjetore......

Minierat ukrainase “shpresojnë” për marrëveshje me Trump- Por investitorët ngurrojnë për shkak të sfidave ekonomike e të sigurisë
Ndërsa Presidenti Donald Trump kërkon një marrëveshje për tokat e rralla dhe mineralet kritike të Ukrainës në këmbim të mbështetjes së SHBA-së në luftën......

Linjat ajrore, kundër kompensimit të pasagjerëve- Kompanitë i kërkojnë Trump të mbyllë rishqyrtimin e administratës Biden
Linjat ajrore të mëdha amerikane i kërkuan Departamentit të Transportit të SHBA-së të braktisë një rishikim të nisur nga administrata e Biden, që lidhet me......

Projekti për gazifikimin e Korçës-Kompania azere, takim me kryebashkiakun, Filo: Në prill nënshkruhet marrëveshja
Ecuria e projektit të gazifikimit të Korçës ishte në fokus të një takimi mes ambasadorit të Azerbajxhanit dhe përfaqësuesit të kompanisë shtetërore të gazit......

Lindjet shënojnë rënien më të thellë në 9 dekada/ Në 2024 erdhën në jetë 22,400 foshnja, 5% më pak se në 2023
Popullsia e Shqipërisë po përballet me tkurrje për shkak të uljes së numrit të lindjeve dhe emigracionit të lartë. Të dhënat demografike të publikuara nga......

“Rritja ekonomike, niveli 4% optimal” -Ish-ministri Malaj: Të shtohet përdorimi i obligacioneve
Buxheti 2025 mbështet rritje ekonomike të qëndrueshme dhe konsolidimin e vazhdueshëm fiskal, që garanton mbështetje të zhvillimit ekonomiko-social të vendit.......

Berberët janë në modë! Biznesi i prerjes së flokëve po fiton gjithnjë e më shumë terren
Industria e prerjes së flokëve, e njohur ndryshe si “Barbershop”, po fiton gjithnjë e më shumë terren në tregun e bizneseve në Shqipëri. Sipas faqes......