Finlanda dhe vendet nordike, në krye të botës - Shqipëria mban vendin e 84-t në “Indeksin Botëror të Lumturisë 2025”
Renditja Botërore e Lumturisë për vitin 2025 nga Global Relocate ofron një pasqyrë të qartë mbi mirëqenien e popujve në mbarë botën, duke u mbështetur në indikatorë si ndjesia subjektive e lumturisë dhe niveli i progresit shoqëror. Në krye të listës vazhdojnë të dominojnë vendet nordike, të njohura për sistemet e tyre të qëndrueshme shëndetësore, arsimore dhe për mirëqenien sociale.
Ndërsa këto vende përparojnë me ritme të larta, vendet e Ballkanit, përfshirë Shqipërinë, përballen me sfida që ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të qytetarëve të tyre.
Shqipëria renditet në vendin e 84-t në listë, me një nivel lumturie prej 5.28 pikësh. Edhe pse nuk është në fundin e renditjes, pozicioni i saj mbetet i ulët në raport me vendet europiane dhe madje edhe me disa nga fqinjët në rajon.
Sa i përket vendeve të tjera të Ballkanit, Serbia renditet më lart se Shqipëria, në vendin e 44-t, me një nivel lumturie prej 6.14 pikësh. Mali i Zi gjithashtu qëndron më mirë, në vendin e 67-t, me një nivel prej 5.72 pikësh. Bosnja Hercegovina renditet në vendin e 71-t me një nivel lumturie prej 5.63 pikësh dhe Maqedonia e Veriut ndodhet në vendin e 86-t, me një vlerësim prej 5.25 pikësh. Këto të dhëna tregojnë se shumica e vendeve të rajonit ndajnë një realitet të ngjashëm.
Në krye të listës për vitin 2025 qëndron Finlanda me një nivel lumturie prej 7.8 pikësh. Pas saj vijnë Danimarka me 7.59 pikë dhe Islanda me 7.53 pikë. Nga ana tjetër, në fund të renditjes qëndron Afganistani, me një nivel shumë të ulët lumturie prej vetëm 1.86 pikë. Libani renditet i parafundit me 2.39 pikë, ndërsa Sierra Leone ndodhet në vendin e 134-t me 3.14 pikë. Këto vende përballen me varfëri ekstreme, kriza politike, mungesë të theksuar sigurie dhe konflikte të brendshme që e bëjnë jetën e përditshme tejet të vështirë për qytetarët.

Bujqësia greke “vuan” ndryshimet klimatike - Greqia, ndër vendet më të prekura të BE-së në këtë sektor
Bashkimi Evropian humbet 6.4% të prodhimit të tij vjetor bujqësor, ose 28 miliardë euro, si rezultat i rreziqeve që lidhen me klimën. Sipas Morgan Stanley,......

Zjarret në vend, 29 vatra në 24 orët e fundit - Ministria e Mbrojtjes: 13 vatra aktive, 6 nën monitorim
Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e zjarreve në vend, ku pëgjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 29 vatra zjarri, nga të cilat 13 vatra janë ende......

Kondicioneri, apo ventilatori - Cila pajisje konsumon më pak energji elektrike në verë?
Me rritjen e ndjeshme të temperaturave dhe përdorimin gjithnjë e më shumë të ajrit të kondicionuar,......

Rusia “rrëzon nga froni” Gjermaninë - Bëhet prodhuesi më i madh i birrës në Evropë
Rusia e ka rrëzuar Gjermaninë nga lista e 5 prodhuesve më të mëdhenj të birrës në botë, sipas raportit të fundit të industrisë. Ndërsa vitin e kaluar në......

“Piqet” Shqipëria, temperaturat arrijnë 43 gradë - AKMC: Rrezik i lartë që i gjithë vendi të përfshihet nga flakët
Temperaturat pritet të arrijnë deri në 43 gradë celcius sot, duke e bërë këtë të shtunë ditën më të nxehtë të vitit 2025. Si rrjedhojë, ekziston një rrezik i......

ARRSH: Ura auto-hekurudhore e Milotit, rrezik serioz për sigurinë. Ndërtimi i urës së re, pjesë e programit "100 Ura"
Autoriteti Rrugor Shqiptar, në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës, ka marrë vendimin për mbylljen e plotë të urës auto-hekurudhore të......

NATO njeh Vlefshmërinë Ajrore të Shqipërisë/ Pranë sigurisë Euro-Atlantike, Aviacioni Civil hyn në elitën e ajrit
Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë, është njohur nga NATO, për Vlefshmërinë Ajrore, duke përmbushur plotësisht standardet e përcaktuara nga Aleanca e......

Kodi i Ri Penal/ I mitur je deri në 21 vjeç! Mbrojtje të posaçme ndaj tyre. Hiqen disa vepra penale. Cilat janë risitë e tjera të draftit?
Për herë të parë, pas 30 vitesh, Shqipëria do të ketë një Kod të Ri Penal. Por cilat do të jenë risitë e tij? Një vëmendje e madhe i është kushtuar të......