Lajme Postuar më 24 Shkurt 2026, 16:02

Çfarë politikash sociale duhen për të moshuarit?/ Rira: Nga rritja e pensioneve, tek shërbimet në shtëpi

Nga Fabjona Pasho

Çfarë politikash sociale duhen për të moshuarit?/ Rira:

Plakja e popullsisë rrit nevojën për shërbime dhe hartimin e politikave sociale të përshtatshme me nevojat demografike të vendit.

Sociologia Miranda Rira tregon aspektet ku duhet të fokusohen këto politika.

“Nëse flasim për politikat që duhet të ndjekë shteti, undë do i ndaja në katër shtylla kryesore. Politikat sociale, politika ekonomike dhe politika të strehimit, sepse ka shumë rëndësi të kuptojmë se këta të moshuar kanë nevojë për banesë, higjenë, ujë të ngrohtë, shërbime shëndetësore. Vetmia lidhet me një nevojë sociale dhe psikologjike që kanë të moshuarit. Ata ndihen të izoluar nga shoqëria", thotë Rira

Sipas sociologes, qendrat ditore për të moshuarit janë tepër të rëndësishme, qoftë për shërbimet e ofruara, por edhe që të mos ndihen të vetmuar, ndërsa edhe qendrat rezidenciale duhet të ofrojnë shërbime më të mira.

“Në qendra të moshuarit nuk kanë vende të ulen. Vetë drejtoresha e qendrës tha se vendet janë të limituara dhe duhet patjetër që të rriten numrat e rezidencave. Padyshim edhe qendrat ditore, ku të moshuarit të mund të trajtohen me një vakt dhe të kalojnë kohën. Duhen gjetur mënyrat që ti kemi nën kontroll", tha sociologia. 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat